Përbërësit:
500 gr fileto pule
Miell
30 gr gjalp
5 lugë vaj ulliri
Lëngu i tre portokalleve të shtrydhura
Kripë
Përgatitja:
Lyeni filetot e pulës në miell dhe skuqini në një tigan ku keni ngrohur vajin dhe gjalpin. Hidhuni kripë. Shtojuni lëngun e portokallit në tigan dhe lërini të ziejnë pak. Këtë pjatë servireni të ngrohtë.