Përbërësit
- 600 g miell ( i bute)
- 40 g tharm buke i freskët
- gjysem luge sheqer
- nje luge Krip
- 4 dl ujë të vakët
- rreth 6-7 dl Vaj per fergim
MBUSHJA:
- Nje kokerr e mesme qepë
- Krip ose ereza
- i bluar piper i zi
- Rigon
- 1 dl lëng domatesh
- 400 g mish i bluar
Hapat
- Ne uje te vaket hidhet sheqeri, perzihet dhe hidhet tharmi i bukes dhe lihet ne ambient te ngrohte qe te fryhet.
- Mielli hidhet ne nje ene, hidhe kripe dhe krijohet nje vrime ne mes ne te cilen hidhet tharmi i bukes i fryre dhe pergatitet brumi deri sa te mos ngjitet per duar.
- Brumi per piroshka duhet te jete shume i bute. Mbulohet me pecete te paster dhe lihet qe te qendroje per 20 minuta pastaj. Eshte mire qe i njejti veprim te behet edhe dy here te tjera.
- Per mbushje qepa dhe fergohet, pastaj shtohet mishi dhe zvogelohet temperatura, pastaj hidhet kripe, piper dhe rigon sipas deshires, perzihet pak dhe shtohet lengu i domates.
- Perzihet kohe pas kohe deri sa te zihet lengu i domates dhe lihet pak qe te ftohet.
- Brumi pluhuroset dhe ne tavolinen e punes shtrihet ne trashesi prej 0,5 cm.
- Pritet ne katrore dhe ne secilin katrore hidhet pak nga mbushja, mbeshtillet dhe i mbyllen skajet.
- Kur vaji te jete shume i nxehte, zvogelohet temperatura dhe me kujdes hidhen piroshkat.
- Kur te skuqen ne njeren ane, ngadale dhe me kujdes kthehen ne anen tjeter ( mjafton nga 3 minuta ne secilien ane).
- Nxirren nga vaji me luge pirun dhe vendosen ne pjate te mbuluar me leter kuzhine.