Përbërësit dhe nevojat për përgatitje Pilaf me mish viçi
-2 gota oriz
-3 gota ujë të mishit
-500 gr mish viçi
-5-6 karrota
-1 qepë
-vaj vegjetal
-gjalp
-Hapat
1) Fillimisht e pastroni orizin dhe e leni 2 orë në pritje në një enë.
2) Mishin e fërgojmë në tigan me pak vaj, ia hidhni pak kripe, deri sa fillon të zbutet e fërgojmë.
3) Në anën tjetër i premë karotat në copa të holla, e premë edhe qepën.
4) E marrin një tenxhere dhe i hedhim vaj vegjetal dhe qepen e grire e fërgojmë.
5) Ia shtojmë karotën dhe gjalpin. Pasi ta kullojmë orizin, ia bashkëngjisim.
6) I fërgojmë se bashku pak me ujin e mishit. Pastaj ia shtojmë edhe mishin, duke ia kontrolluar kripen.
7) Tenxheren e mbyllim me një lecke kuzhine dhe e ulim temperaturën.