Pijet me sheqer shkaktojnë rritje të tensionit të gjakut

spot_img

pjet-me-sheqerPijet të cilat përmbajnë sheqer janë identifikuar si shkaktar i shumë sëmundjeve të ndryshme, ndër to edhe problemet të cilat lidhen me sistemin kardio-vaskular.

13.843 persona të cilët fillimisht nuk kishin probleme me hipertension u inkuadruan në këtë hulumtim të publikuar revisten shkencore Clinical Nutrition. Të dhënat nga pjesëmarrësit u mblodhën përmes pyetësorëve të plotësuar përmes internetit.

Të dhënat mbi konsumimin e pijeve me përmbajte të sheqerit u morën në fillim dhe pas 6 vitesh nga fillimi i hulumtimit. Rezultatet në fund u analizuan në bazë të shfaqjes së hipertensionit tek individët e inkuadruar në hulumtim. Rezultatet po ashtu u analizuan edhe në aspektin gjinor.

Gjatë kohës së përcjelljes së këtyre individëve, gjithsej 1308 raste u identifikuan me hipertension. Pas analizimit të të dhënave doli se gjasat për shfaqje të problemeve me tension të lartë të gjakut ishin tek ata individ të cilët konsumonin sasi të mëdha të pijeve më sheqer dhe ato i konsumonin rregullisht (7 servime/javë) dhe gjasat më të vogla për shfaqje të hipertensionit i kishin ata të cilët nuk i konsumonin pijet e tilla fare. Ky korrelacion ishte më i theksuar tek femrat sesa tek meshkujt.

Autorët erdhen në konkludim se konsumimi i pijeve me përmbajtje të sheqerit ka efekt në rritjen e gjasave për t’u prekur nga hipertensioni dhe jo vetëm tek individët të cilët gjatë gjithë periudhës kishin konsumuar pije të sheqerizuara, por edhe tek ata të cilët kishin filluar të konsumonin lloj të tillë të pijeve në ndërkohë.

Ata po ashtu rekomanduan hulumtime më kohëzgjatje më të madhe për t’i parë efektet dhe shkaktarët real të këtij fenomeni.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles