Hirra duhet të jetë pjesë e menysë së përditshme nëse intenzivisht merreni me sport, tentoni të humbni në peshë, jeni nën stres apo vuani nga sëmundje të rënda …
Zhvillimi i industrisë ushqimore ka sjellë shumë avantazhe dhe përfitime në përgatitjen dhe konsumin e ushqimit i cili korrespondon me ritmin e shpejtë të jetesës, por, për fat të keq, në këtë proces të progresit janë harruar disa nga ushqimet e vjetra tradicionale dhe shumë të shëndetshme.
Një prej tyre është edhe hirra, një produkt i qumështit i cili gjatë historisë është përdorur shumë më tepër se sot. Edhe pse disa vende të përparuara, si Zvicra dhe Islanda, të cilat kanë të zhvilluar industrinë e produkteve të qumështit, e përdorin hirrën si bazë për prodhimin e pijeve të ndryshme, në shumicën e vendeve janë harruar edhe shumë efekte të saj pozitive që ka për shëndetin.
Hirra është shumë ushqyese, meqë ajo përmban minerale shumë të rëndësishme – natrium, kalium, fosfor, magnez, hekur, zink, bakër, kobalt dhe mangan. Ajo gjithashtu përmban vitamina B5, B2, C dhe B6, si dhe aminoacide dhe proteina, dhe nuk përmban shumë kalori.
Komponenti më i vlefshëm i hirrës janë gjithsesi proteinat e saj, dhe këtë më së miri e dinë atletët dhe personat fizikisht më aktivë, sepse ato i ofrojnë organizmit një nivel të lartë të energjisë, përshpejtojnë sintezën e proteinave të muskujve, dhe në këtë mënyrë edhe rikuperimin e muskujve si dhe shërimin e tyre të shpejtë, pas ngarkesës.
Studimet e kryera në Universitetin e Bostonit kanë treguar se hirra mund të ndihmojë në parandalimin e osteoporozës, sepse i kompenson proteinat, mungesa e të cilës rezulton në një dobësim të konsiderueshëm të eshtrave. Prandaj, hirra është një zgjedhje ideale edhe për të moshuarit. Ajo rekomandohet edhe për gratë shtatzëna, sepse ato kanë një nevojë të rritur për proteina. Përveç kësaj, pas lindjes së fëmijës, në një situatë ku dhënia e gjirit nuk është e mundur, hirra është mënyra më e mirë për të ushqyer të porsalindurin, sepse ajo përmban shumicën e proteinave që përmban qumështi i gjirit.
Meqë hirra ka një rol të rëndësishëm në shërimin e trupit pas lodhjes dhe ofron energji, si dhe përmban një shumëllojshmëri të mineraleve dhe vitaminave, është shumë e dobishme që ajo të përfshihet në dietën e përditshme.
Nëse në shtëpi bëni djathë, kefir apo kos dhe e hudhni lëngun që mbetet pas kullimit, mos e bëni më atë, sepse hirra është një ilaç i lashtë që e ka rekomanduar vetë Hipokrati. Është menduar se norvegjezet e kanë lëkurën e mrekullueshme falë vetëm kësaj pije.
Përbërja dhe shërueshmëria e hirrës ( kumështit)
Kjo pije është shumë e mirë të përdoret që nga lindja deri në moshën e vjetër. Për shkak të ngjashmërisë me qumështin e gjirit, mund të përdoret si zëvendësim për qumështin në ushqimin e foshnjave.
Hirra në formën origjinale është një lëng që përmban më pak se 1 për qind proteina dhe mbi 93 për qind ujë.
Përbërësit e saj kryesorë janë kaliumi, natriumi, magnezi, fosfori, hekuri, zinku, bakri, kobalti, mangani, molibdeni, vitaminat, enzimet e vlefshme dhe aminoacidet. Njëqind gram hirrë përmbanë vetëm 26 kalori, për këtë është veçanërisht e përshtatshme për humbje peshe.
Pija më e shëndetshme për sëmundje të mëlçisë
Hirra është një pastrues i fuqishëm i mëlçisë, kurse mëlçia e pastër është çelësi për shëndet të mirë. Nëse vuani nga ndonjë sëmundje e mëlçisë, pini rregullisht hirrë. Përmbanë beta-lactoglobulin i cili e furnizon organizmin me aminoacide të quajtura BCAA, të cilët ndihmojnë në mënyrë të konsiderueshme te sëmundjet e avancuara të mëlçisë.
Ekspertët konfirmojnë se te pacientët me cirozë me plotësimin me BCAA ju ndihmon të jetojnë më gjatë dhe më mirë. Ajo përmbanë edhe alfa-lactalbumin, e cila ka shumë triptofan aminoacid esencial të njohur për rregullimin e gjumit dhe përmirësimin e disponimit.
Është e pasur me imunoglobuline dhe lyzozome, të cilat forcojnë imunitetin, që është shumë e dobishme te hepatiti kronik. Përmbanë laktoferrin anti-inflamator, një përbërës me një vlerë të papërshkruar për ata, mëlçia e të cilëve është e ndjeshme ndaj inflamacionit.
Është plot me cisteine, të nevojshme për trupin për prodhimin e glutationit, një antioksidant i cili mbronë trupin nga infeksionet dhe toksinat. Studimet klinike kanë treguar se nivel i ulët i glutationit është vërejtur te pacientët me hepatit C, e cila përkeqëson dëmtimet e mëlçisë. Glutationi është një antioksidant i fuqishëm që ndihmon edhe te problemet me gjëndrën tiroide, inflamacionet kronike, kanceri, skleroza e shumëfishtë dhe sëmundjen e Parkinsonit.
Për qëndrueshmëri dhe humbje peshe
Hirra duhet të jetë pjesë e menysë së përditshme nëse intensivisht merreni me sport, tentoni të humbni në peshë, jeni nën stres apo vuani nga sëmundje të rënda. Është e pasur me elektrolite, hidraton shkëlqyeshëm trupin, jep më shumë energji dhe është shumë më e përshtatshme se sa pijet energjetike.
Është lënda e parë kryesore për prodhimin e proteinave, të cilat janë pjesë e pashmangshme e ushqimit të çdo sportisti. Mundëson shërim më të shpejtë dhe rritje të muskujve pas ushtrimeve, ul oreksin dhe nxitë humbje peshe.
Hulumtimet tregojnë se hirra kontribuon për shëndetin e sistemit të qarkullimit të gjakut, sepse ul glukozën në gjak dhe presionin e gjakut. Trashja, presioni i lartë i gjakut, lodhja dhe stresi janë epidemi të jetës moderne të cilat mundë ti lehtësoni ndjeshëm me konsumimin e rregullt të hirrës
Përgatitja dhe përdorimi i hirrës
Hirrën mund ta bëni vetë nga qumështi i papërpunuar i shtëpisë, e bleni nga prodhuesit vendas, në treg apo në dyqane ushqimore-eko. Më e mirë është hirra e dhisë, por e mirë është edhe e lopës. Është e rëndësishme të bëhet fjalë për kafshët që nuk janë “të pompuara” me hormone.
Mesatarisht prej 10 litra qumësht fitohet një kilogram djathë dhe nëntë litra hirrë.
Fillimisht pini hirrë në masë më të vogël, sepse ka veti diuretike. Mund të pini tri herë në ditë nga 1,5 decilitra, kurse kjo dozë mund të rritet gradualisht deri në një litër në ditë.
Te çrregullimet në sistemin e tretjes, përzieni një lugë gjelle hirrë në një gotë me ujë dhe pini para çdo vakti. Përveç shërimit, hirra mund të përdoret edhe për kujdesin e jashtëm të lëkurës dhe flokut, në përgatitjen e produkteve të brumit dhe ‘smoothies’, si dhe në ushqim të kafshëve shtëpiake dhe kafshëve të përkëdhelura.
(Visited 521 times, 1 visits today)