Përbërësit:
-4 patate të ëmbla
-2 filxhanë supë të hollë nga perimet
-1 filxhan kinoe
-1 lugë vaj ulliri
-1 qepë
-1 thelb hudhre
-1 filxhan fasule
-1 filxhan kokrra misri, pak qimjon
-koriandër
-Spec të bluar
-3 lugë lëng limeti
-3 lugë mjaltë dhe pak kripë
-100 g djathë të yndyrshëm dhe pak piper
-3 lugë parmezan.
Përgatitja:
Kuinoun zieni në supë të hollë nga perimet në zjarr të dobët 15 minuta derisa të zbutet.
Në vaj shpejt fërgoni qepen e grirë imët dhe shtoni hudhër. Përzieni me kuinoun.
Shtoni fasulen e kulluar e të zier, misër të zier, koriandër, qimjon (lat.: Carum Carvi), spec të kuq, lëng nga limeti, mjaltë, kripë dhe piper.
Të gjitha përzieni mirë dhe mbushni patatet e ëmbla të ndara përgjysmë. Qitni djathë të grirë në rende dhe parmezan dhe piqeni në furrë derisa djathi të shkrihet. /Telegrafi/