Perberesit:
Për të përgatitur gatimin për katër persona nevojiten :
*1,5 l lëng mishi (preferohet i mishit të qengjit),
* 6 thelpinj hudhër
*200 ml kos,
* 1 veze
* 3 lugë miell misri,
*Kripe, piper i zi dhe majdanoz sipas dëshirës.
Pergatitja:
Hudhra shtypet me pak kripë i shtohet veza, kosi dhe mielli, përzihet mirë dhe i shtohet lëngut të mishit në momentin kur lëngu është duke vluar, i shtohen erëzat sipas dëshirës dhe majdanozi. Sipas dëshirës mund të hidhet edhe mish i grire, edhe kopër.
Kjo paçe zakonisht shërbehet para gjellëve të thata me mish qengji.