Përbërësit:
*3-4 patate,
*2-3 vezë,
*3 rrepa të vegjël,
*250 gr sallam,
*2 kastravecë të freskët,
*qepë të njoma, 1 litër dhallë.
Fillimisht zieni patatet dhe vezët dhe qërojini sapo të ftohen.
Prisni të copa të vogla dhe përzieni së bashku gjithë përbërësit, përveç dhallës.
Ndajini përbërësit në pjata supe dhe pastaj shtoni dhallën.
Supa është gati. Është fantastike, sidomos gjatë verës.
Ju bëftë mirë!