Për 6 persona nevojiten:
500 gr patëllxhane të prera në feta
½ kg kimë viçi
400 gr domate të konservuara
Pak hudhër
½ filxhan çaji djathë kaçkavall të grirë
10 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë, piper, rigon
1 dozë salcë beshamel (shih Salca beshamel)
Pergatitja:
I skuqim patëllxhanet në tigan në vaj të nxehtë. Në vazhdim i shtrojmë në tepsinë ku do të pjekim musakanë. Në vazhdim, përgatisim kimën. Skuqim qepën, hudhrën dhe kimën në vaj ulliri. E rregullojmë me kripë, piper e rigon dhe shtojmë domatet e konservuara. E përziejmë dhe e lëmë të gatuhet në zjarr mesatar derisa të thithë lëngjet e veta. Në vazhdim, e shtrojmë masën mbi patëllxhane. Përgatisim beshamelin, e hedhim në tepsi derisa të mbulohet mirë dhe e spërkasim me djathë. Pjekim musakanë në 180° Celsius, derisa të marrë ngjyrë.