Misvak pastë dhëmbësh aromatike
Misvak pastë dhëmbësh aromatike
Misvak pastë dhëmbësh aromatike – Siguron një mbrojtje të sigurt për dhëmbët dhe mishrat. Me të gjitha përbërjet -natyrore formulë bimore e përparuar dhe vërtetuat shkenctarisht.
Misvaku është degëz e forcuar me minerale natyrore që ndihmojnë në pastrimin e dhëmbëve, pastaj me inkibitorë tjerë të cilët pengojnë gjakderdhjen nga mishi i dhëmbëve…
Njëra prej mënyrave më efikase për mbrojtjen e dhëmbëve është misvaku i cili është përmendur disa herë në hadithet e Pejgamberit s.a.v.s..
01. Enesi r.a. transmeton që Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Sa herë që Xhibrili më vizitonte më këshillonte të shërbehem me misvak.”
02. Ebu Musa el-Esh’ariu r.a. ka thënë: “E kam vizituar Pejgamberin s.a.v.s. ndërsa misvakun e kishte në majën e gjuhës.”
Misvaku është shkop i cili përdoret për masazhën e brendisë së gojës dhe ka marrë emrin nga fjala arabe “judlik”, që mund të përkthehet në kuptimin “masazhë” (që d.m.th. masazha e brendisë së gojës).
PËRBËRËSIT KIMIK TË MISVAKUT
Misvaku përbën 19 përbërës efikas veprues. Më të rëndësishmit në mesin e tyre janë:
1.Inkibitorët e acidit antibakterial. Këta janë materie natyrale dhe mund të përdoren për ndaljen e gjakdedhjes. Këta pastrojnë edhe plagën më të vogël ekzistuese në mishin e dhëmbëve. Gjatë përdorimit të parë misvaku mund të ketë shije të djegët, ngase në të është gjetur substanca e ngjajshme me senfin, i cili lufton qelbosjet në sojë dhe shkatërron bakteriet.
2. Minerale sikur natriumi, klori, kaliumi, bikarbonati i natriumit, dhe oksidi i kalciumit. Këta pastrojnë dhëmbët. P.sh. asocacioni dental Amerikan mendon se bikarbonati i natriumit është përbërës i dëshiruar i pastave të dhëmbëve.
3. Vajëra aromatike natyrale që janë të shijshëm dhe kanë aromë të këndshme duke i dhënë edhe gojës aromë. Këta përbëjnë rreth 1% të misvakut.
4. Enzimet që pengojnë krijimin e pllakëzave që shkaktojnë sëmundjet e mishit të dhëmbëve. Pllakëzat janë shkas numër një i humbjes së hershme të dhëmbit.
5. Përbërësit që parapengojnë qelbosjen dhe bakteriet, e që veprojnë si një lloj antibiotiku duke zvogëluar sasinë e bakterieve në gojë.
Disa shkencëtarë kanë zbuluar se përdorimi i brushës së thatë shkakton dëmtimin e shpejtë të dhëmbëve, ndërsa brusha e lagësht zbut dëmtimin e dhëmbëve. Për këtë misvaku duhet lagur para përdorimit.
Dhe me kalimin e kohës shkenctarët mjekësor e kanë zhivlluar Misvakut nga shkopi në pastë dhëmbësh Aromatike me efekt të njëjt.
Formula e re e Misvak pastë dhëmbësh liron frymën e gojës me aromë dhe i jep mbrojtje të plotë për dhëmbët tuaj dhe mishrave.
(Visited 244 times, 1 visits today)