Përbërësit

  • 750 gr fileto mishi të prerë në formë shiriti
  • miell
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 1 kokërr qepë të mesme, të ndarë në pjesë
  • 250 gr kerpudha te fresketa të prera në copa
  • 500 ml lëng mishi
  • 250 ml kremë supe kërpudhe
  • kripë
  • piper i zi
  • 1 filxhan pana të athët taliatele me vezë

PËR MARINIMIN E MISHIT

  • 1 filxhan kafeje kripë
  • 1/4 filxhan kafeje Piper te zi
  • 1/4 filxhan kafeje hudhër të shtypur

Hapat

  1. Marinojmë fileton e mishit të prerë në formë shiriti, me kripën, piperin e zi dhe hudhrën dhe i lëmë për gati 12 orë.
  2. Më vonë i pastrojmë nga marinimi dhe i kalojmë në miell.
  3. Në një tigan të madh, ku kemi hedhur vajin e ullirit dhe gjalpin, u japim një të skuqur të lehtë nga të dyja anët (zjarr shumë i ngadaltë).
  4. E heqim fileton e mishit nga tigani. Shtojmë qepën e prerë dhe kërpudhat në yndyrën e mbetur në tigan.
  5. E lëmë qepën të skuqet pak derisa të zbutet. Shtojmë në tigan një lugë çaji miell.
  6. E fusim sërish fileton e mishit në tigan bashkë me qepën dhe kërpudhat.
  7. Shtojmë supën e kërpudhave dhe lëngun e mishit. E mbulojmë dhe e lëmë të ziejë në temperaturë të ulët për rreth 30 minuta.
  8. I shtojmë kripë e piper sipas dëshirës.
  9. Shtojmë panën në çastin e fundit, vetëm pak minuta para se ta shërbejmë.