Përbërësit

  • 4 fileto mish qengji
  • 1 mango
  • 1 Spec të kuq
  • 2 kokrra qepë
  • 1 kokërr limon
  • majdanoz
  • vaj ulliri
  • kripë
  • piper

Hapat

  1. Marrim filetot e mishit dhe i marinojmë me kripë, piper dhe vaj. I skuqim në një tigan kundra ngjitjes për rreth 3 minuta nga dyja anët.
  2. Presim hollë specin, qepën, majdanozin dhe lëkurën e limonit dhe i vendosim në një enë. Mangon e presim me kubikë të vegjël dhe ia shtojmë lart. Hedhim pak kripë dhe lëngun e limonit.
  3. Në një tavë vendosim mishin e qengjit dhe lart shtojmë përbërësit e tjerë. E vendosim në furrë në 180 gradë, me pak ujë në mënyrë që të mos ngjisë./kosovarja/