Përbërësit
- 4 fileto mish qengji
- 1 mango
- 1 Spec të kuq
- 2 kokrra qepë
- 1 kokërr limon
- majdanoz
- vaj ulliri
- kripë
- piper
Hapat
- Marrim filetot e mishit dhe i marinojmë me kripë, piper dhe vaj. I skuqim në një tigan kundra ngjitjes për rreth 3 minuta nga dyja anët.
- Presim hollë specin, qepën, majdanozin dhe lëkurën e limonit dhe i vendosim në një enë. Mangon e presim me kubikë të vegjël dhe ia shtojmë lart. Hedhim pak kripë dhe lëngun e limonit.
- Në një tavë vendosim mishin e qengjit dhe lart shtojmë përbërësit e tjerë. E vendosim në furrë në 180 gradë, me pak ujë në mënyrë që të mos ngjisë./kosovarja/