Mirret mishi i bardhe dhe ndahet per se gjati ne disa pjese.
Pastaj kriposet dhe piperoset me piper te zi dhe pastaj shtohet edhe hudhera pluhur dhe piperi i kuq.
Krejt kete e bejme me duar duke perfshire krejt siperfaqen e mishit ne te dyja anet.
Pastaj shtojme majonezen, ajken e tharte dhe parmezanin dhe gjithashtu edhe me keto i lyjeme te dyja siperfaqet e mishit.
Pastaj e leme nje nate te qendroje ne frigorifer.
Pastaj marim nje tepsi e lyejme me vaj dhe e mbulojme me pak griz,kurse mishin e kalojme neper prezle dhe rendisim ne tepsi dhe i fusim ne furre te nxehte 200 grade per 30 minuta ose derisa e vertetojme qe mishi veq eshte pjekur.
Sherbehet me sallate ose ndonje preference tuajen, psh mua me pelqen me pomfrit dhe sallate ruse.