Përbërësit
- 2 kg mish vici i kofshes
- 50-100 ml lëng limoni
- 2 luge Levore limoni ne rende
- 1 luge vegete
- kripë
- piper i zi
- 300 gr qepë
- 100 ml vaj
PERBERSIT PER SHTOJCEN:
- 1 kg patate
- 1 luge e vogel rozmarine
- 2 luge te vogla vegete
- 50 ml vaj
Hapat
- Mishin lajeni,thajeni dhe e preni ne ate menyre qe te shtrihet sa me shume.
- Vegeten,lengun e limonit dhe levoren e renduar te limonit i perzieni bashke,me te e lyeni krejte siperfaqen e mishit.I hudhni dhe piperin e zi dhe mbeshtilleni ne role dhe e kriposni nga jashte.
- Mishin e mbeshtjelle ne role e lidhni me penje kuzhine.
- Qepet i grini ne pjese me te medha dhe i fergoni derisa te zbuten ne vaj,i largoni ato dhe ne po ate vaj fergoni edhe mishin nga te gjitha anet.
- Qepet e zbutura i shtroni ne mes te taves ku do te pjekim mishin,ne mes te qepeve e qitni mishin dhe e pjekni ne furre per 1 ore ne 180 grade.
- Ne tave shtoni edhe pak uje 100 ml dhe derisa vazhdon pjekja ne nderkohe me lengun e leshuar nga mishi e lyeni mishin persiper gjate pjekjes.
- Patatet i qeroni, i grini ne feta te gjata dhe u hudhni rozmarin,vegete dhe vaj dhe perzieni mire.
- Patatet e pergaditura i shtroni ne taven ku piqet mishi rreth tij dhe vazhdoni pjekjen edhe per 40 minuta.
- Mishit te pjekur ia largojme penjet e kuzhines dhe e prejme ne role te vogla dhe e sherbejme ne pjate me patatet e pjekura.
- Mishin e pjekur mund ta servoni ne vend te patateve edhe me perime tjera te pjekura ne menyren e njejte .
- Mishi i pjekur ne kete mase te qepeve e bene ate me te lengshem dhe me aromatik,prandaj mos hezitoni per nje pergaditje te tille te mishit sepse nuk do te zhgenjeheni.