Përbërësit

  • 500 gr mëlqi
  • 2 qepë
  • 2 lugë vaj
  • kripë
  • piper
  • 1 kubë supë pule e gatshme
  • 200 gr djathë
  • 4 vezë
  • 3 gota ujë
  • 100gr kremë (Hopla, shmand)
  • gjethe magdanozi

Hapat

  1. Marim një tigan të thellë ose një tenxhere, vendosim ujin bashkë me mëlqin, dhe e vendosim mbi zjarrëtë lartë, dhe i ziejme per 5 minuta,
  2. Marim qepët dhe i presim, mëlqitë i largojmë nga zjarri dhe ua derdhim ujin
  3. Pastaj marim një tigan me vaj në të, dhe e vendosim mbi zjarrë, në te hudhim qepët dhe mëlqitë, u shtojmë kripë dhe piper sipas shijes, shtojmë 1 filxhan kafeje me ujë dhe kubën e supës, dhe i lëm të fergohen kështu, derisa uji të ketë shterur,
  4. Masen e pergaditur ne tigane e lem keshtu per 30 minuta
  5. Në një enë tjetër rrahim vezët, shtojmë djathin e prere në rende dhe e vendosim mbi tiganin ku melqit jane duke u ferguar, dhe masën e hedhur e përziejmë me anë të lugës që ajo të mos ngjitet për tigani, keshtu vazhdojme per 5 minuta derisa masa te behet kremoze
  6. E lehtë dhe e shijshme për një darkë familjare