Përbërësit
- 250gr makarona
- 160gr peshku ton
- 2 speca
- 1grusht majdanoz
- 2luge vaj ulliri
- 1 lëng limoni
- 2-3 thelpinj hudhre
- kripë
- piper i zi
Hapat
- Në një tenxhere zieni makaronat. Në anën tjetër pritini hollë specat, shtojini sipër thelpinjtë e grirë hollë të hudhrave, vajin, lëngun e limonit, kripën, piperin, majdanozin dhe peshkun ton të cilit ja keni hequr vajin më përpara.
- Së fundmi përzijini këto me makaronat e sapoziera (të cilave nuk do ti keni hedhur yndyrë tjetër).