Majonez shtëpije

spot_img

Majonez shtëpijeMajonezi ështënjëri nga ato ushqimet që zakonisht e blejmë si të gatshëm sepse mendojmë që është shumë e komplikuar për ta bërë atë vetë. Po ju sjellim një recetë të thjeshtë për bërjen e majonezit në kushte shtëpiake.

Edhepse është një nga erëzat tuaja të preferuara për sanuiçë, majonezin rrallëherë përpiqemi ta bëjmë vetë, por mjafton një here ta bëni dhe nuk do e keni më problem. Këtë recetë e kemi gjetur në blogun Drizzleanddip.

Përbërësit e nevojshëm:

2 të verdha të vezës
2 lugë uthull
1 lugë gjelle lëng limoni
2 lugë çaji mustardë
1 lugë çaji kripë
3 thelpinj hudhër
Një majë luge sheqer
Pak biber (sipas dëshirës)
Në blender hidhni vezët, uthullën, lëngun e limonit, hudhrën, sheqerin dhe mustardën, aktivizoni shpejtësinë e ngadalësuar dhe bëni që të gjithë përbërësit të përzihen. Më pas hapni kapakun dhe hidhni pak vaj shumë ngadalë, që të balansohet masa e krijuar dhe të bëhet emulsion i trashë. Nëse e hidhni shumë shpejtë vajin, atëherë majonezi do të ndahet nga vaji duke mos u krijuar masë homogjene.

Në ndërkohë provoni majonezin për shije, shtoni kripë, biber, dhe pak piper të kuq nëse dëshironi të ketë shije pak pikante. Gjithashtu, nëse majonezi është shumë i trashë, shtoni dy lugë gjelle ujë të ngrohtë për ta holluar atë. Hidhni majonezin në një kavanoz steril dhe ruani atë në frigorifer.

Shënim: për majonezin dhe të gjitha ushqimet me vezë të papërpunuara, zgjedhni vezë që janë të freskëta dhe mundësisht organike.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles