Lakror misri me presh ( Receta gatimi nga Natasha Velia )
Përbërësit
500 gr miell misri
1 kg presh
50 gr djath
200 ml qumësht
1 kokërr vezë
kripë
piper
vaj ulliri
Përgatitja
1
Meren preshët lahen dhe grihen hollë. Viren në tigan u hidhet vaj ulliri dhe kaurdisen deri sa të skuqen pak.
2
Hiqen nga zjarri dhe përgatitet gjella duke i hedhur djathin, qumështin, vezën, kripën, piperin dhe një lugë miell gruri në mënyrë që të lidhet gjella.
3
Marim gjysmën e miellit të misrit e hedhim në një tas, i hedhim kripë dhe pak sodë buke dhe zemë brumin me ujë të ngrotë, pastaj hedhim gjellën e përgatitur dhe e trazojmë të gjithë masën.
4
Pasi është përzier mirë e hedhim në tavë të lyer me vaj. Pasi e kemi sheshuar mirë hedhim qumësht dhe vaj ulliri, pastaj mellin e misrit që ngeli e hedhim duke mbuluar gjellën, e fusim në furrë në temperaturë 220 gradë C