Përbërësit
800 gr mish pule I bluar
800 gr mish kofshe te pules
400 gr mish i bardhe pule
3-4 tranguj turshi
3-4 karrota
150 gr bizele
150-200 gr kaqkavall
200 gr përshutë
100 ml ajkë kuzhine
2 vezë
Krip,piper,vegete,hudher pluhur,magdanoz i thate
300 gr sallame
Hapat
Mishin e kofshes pasi e largojme nga eshtrat e bluajme se bashku me mishin e bardhe ne maqinen e mishit
Karrotat i presim ne rrathe dhe i ziejem pak se bashku me bizelet dhe i kullojme
Trangujt dhe pershuten e presim gjithashtu ne katrore
Mishin e perziejem ne nje ene me te madhe ,mishin e pules te bluar dhe mishin e bardhe dhe te kofsheve te gjitha ne nje vend, i kriposim me krip,vegete, piper ,hudhe pluhur,magdanoz te thate dhe i perziejem mire
Kugllofin e lyejme me margarine rrethit dhe e mbuojme muret me sallame te prere ne rriska te holla dhe ne fund te kugllofit gjithashtu qesim rriska salami qe te formojme nje lloj baze
Ne kete mes te kugllofit qesim mishin me duar duke e ngjitur me shume kah muret e krijuara nga salami dhe nga pjesa e mrendshme qe eshte e ngritur,pra vetem mesi mbetet paksa i zbrazet,Aty qesim rrathe karrote e pastaj trangujve te prere e pastaj te pershutes dhe permbi kackavall ne rende,pastaj prap karrote pastaj bizele pastaj,pershute
Pastaj marim vezen e rrahur me ajken e kuzhines dhe vegete dhe i qesim persiper dhe pastaj prap kackaval ne rende
Piqet ne 225 grade per 30 minuta ,pastaj zvogelohet temperature ne 200 grade dhe piqet edhe 15 minuta
Pastaj pegadisim nje tave te mbuluar me leter per pjekje dhe kugllofin e kthejme permbys ne tave duke pasur kujdes qe most e shkaperderdhet
Atehere futet ne furre edhe per 15 minuta dhe pasi te formoje nje kore nga jasht e largojme nga zjarri.Keshtu ne tave e leme te ftohet dhe ti kullohet yndyra e tepert njehersh
Pasi te ftohet mire mund ta servojme ashtu rrumbullak ose edhe ta presim sikurse kekun.por me shume e preferoj ashtu ta servoj
Eshte me rendesi qe ta pergadisim mundesisht nje dite para perdorimit ose disa ore perpara se ta sherbejme