Kroketë me perime

spot_img

KroketëPërbërësit

– 1 kuti Corned Beef (mish bifteku),
– 2 vezë,
– thërrime buke,
– djathë i grirë,
– 50 gr bizele,
– 4 karcof të vegjël,
– 50 gr kërpudha,
– 1 spec turshi,
– 60 gr patëllxhan turshi,
– 1 domate nën vaj,
– sallate e gjelbër,
– sardele,
– majdanoz,
– vaj ulliri,
– limon,
– hurdhe,
– kripë, piper.

Përgatitja

Fruloni Corned Beef bashkë me një vezë, djathin e grirë dhe një lugë majdanoz, më pas bashkoni bizelet.

Formoni qoftet, kalojini në vezën që ju ka mbetur, më pas në thërrimet e bukës dhe në majdanoz të grirë.

Skuqini kroketat në vaj të nxehtë dhe pasi të marrin një ngjyre të artë kullojini në letër kuzhine. Ndërkohë, prisni sallatën pasi ta keni larë mirë dhe shpërndajeni në një pjatë duke vendosur kroketat bashkë me patëllxhanët, karcofët, kërpudhat e prera në copa të vogla.

Fruloni domaten me gjysmë luge krem hurdhe, një lugë krem sardele, katër lugë lëng limoni, katër lugë vaj ulliri, kripë dhe piper. Hidheni salcën në sallate dhe në kroketat e ngrohta dhe shërbejeni.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles