Japrak me gjethe rrushi dhe salce kosi

spot_img

Perbersit:
-60 gjethe rrushi sa me te buta
-2 filxhan çaj oriz
-2 qepe te grira holle
-2 tufa qepe te njoma te grira holle
-1 filxhan çaj vaj ulliri
-1/2 tufe majdanoz te grire holle
-1/2 tufe kopër te grire holle
-1/2 tufe dhjozmo
-1 limon
-1 domate e grire
-kripe, piper

Për salcën e kosit:

-400gr kos te kulluar
-lëng prej 1 limon
-3 luge çaji vaj ulliri
-2 luge çaji . ujë te ftohte
-1 luge çaji kopër te grire holle
-1 luge çaji dhjozmo te grire holle
-kripe

Qullosim orizin ne një tas me ujë për 1 ore. Me vone e kullojmë dhe e shpëlajmë ne ujë te rrjedhshëm qe te iki amidoni. E kullome mire. Shtrydhim 1 limon te orizi dhe e përziejmë. Nxehim gjysmën e masës te vajit dhe skuqim ne zjarre te ulet qepet e thata e qepet e njoma 3′-4′. Shtojmë orizin dhe përziejmë qe shkoj vaji kudo. Shtojmë 2 filxhanë çaj ujë dhe e leme te zieje avash për 6′-7 minuta sa te pije lëngjet. Shtojmë kripe e piper majdanoz, kopër e dhjozmo. Grime domaten ne mbushjen e japrakëve dhe e përziejmë mire.
Ndërkohë ngrohim gjethet e rrushit dhe i vendosim ne një tas me uji te ftohte, i kullojmë. Heqim nervat e trasha dhe bishtat e gjetheve, nëse kane.
Marrim një gjethe ne pëllumbin e dorës me nervat nga larte dhe i vëmë ne gjethen e rrushit i mbushim, mbyllim 2 anët dhe e mbështjellim ne rolo. Kështu veprojmë dhe me gjethet e tjera. Nëse duam vendosim ca gjethe ne fundin e tenxheres.
I vendosin ne tenxhere me radhe dhe i ngjeshim me njëra tjetrën. Ne fund shtojmë dhe vajin qe na ka ngelur dhe i vëmë një pjate nga lart qe mos te hapen gjate zierjes. I hedhim uji gjersa te mbulohen.
I ziejmë ne zjarre te ulet gjersa te mbarohet uji dhe ngelen vetëm me vajin, afërsisht 40 minuta

Salca e kosi:
Vëmë perberesit ne një tas dhe i rrahim me tel ose me pirun për pak minuta sa te bëhen si salce. Kur kane nxjerrim japrakët dhe janë ftohur pak i hedhim salcën.
Ju befte mire!

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles