Përbërësit

  • 500g mish të grirë
  • ½ qepë të grirë hollë
  • 2 lugë galetë
  • 1 vezë
  • 1 lugë miell
  • arre moskat
  • Piper te zi
  • 100 gr thelpinj arra

Hapat

  1. Ne fillim të recetës përziejmë mishin e grirë me qepën, vezën, galetën, kripën, piperin dhe pak arrë moskat.
  2. Me brumin e përftuar formojmë zare të vogla, dhe mes tyre vendosim nga një copëz arrë.
  3. Qoftet i lyejmë me miell dhe galetë të përzier së bashku dhe i skuqim në tenxhere me shumë vaj dhe me zjarr jo shumë të fortë.
  4. Qoftet lihen deri në momentin kur marrin një ngjyrë të të artë më pas i nxjerrim nga tigani.