Përbërësit

  • 20 kg speca djeges (ose të padjegëst, sipas dëshirës)
  • 800 ml vaj ose vaj ulliri
  • 100 gr kripë
  • 120 gr sheqer
  • 150 ml uthull
  • 6-7 thelpinje hudher

Hapat

  1. Fillimisht pastrohen specat dhe piqen.
  2. Ashtu të pjekur i fusim në qese plastike dhe i lejmë për disa minuta që të zbuten dhe më pas i bluajmë.
  3. Në një enë të madhe vendosim vajin dhe specat.
  4. Fillojmë të ziejmë masën e përgatitur dhe në mënyrë të vazhdueshme e përziejm, deri sa të bëhet si krem.
  5. Pak para përfundimit, i hudhim përbërësit tjerë.
  6. Më pas i vendosim në enë qelqi dhe lihen ashtu në temparaturë të ftohtë dhe në vend të errët./gazetaexpress/