- Özgür Töre
Holanda vendosi të martën të heqë të gjitha kufizimet e koronavirusit.
Megjithëse numri i rasteve mbetet i lartë, virusi nuk përbën një kërcënim të rëndësishëm, tha Ministri holandez i Shëndetësisë Ernst Kuipers.
Duke filluar nga 23 marsi, të gjitha kufizimet do të hiqen, por qeveria këshillon qytetarët që të kenë kujdes për higjienën, tha ai.
Puna nga shtëpia nuk këshillohet më dhe paraqitja e rezultateve negative të testit për hyrjen në hapësira të mbyllura me një kapacitet prej 500 personash nuk kërkohet, tha Kuipers.
Për më tepër, qytetarët e BE-së që udhëtojnë në një vend nga vendet brenda ose jashtë BE-së nuk do të duhet të paraqesin certifikata vaksinash ose rezultate negative të testit.
Mbajtja e maskës këshillohet, megjithatë, në transpirim publik, shtoi ai.
Burimi: AA