Përbersit:
-Mish 500 g.
-patate 1.5 kg.
-Vaj 4-5 lugë gjelle,
-qepë 1 kokërr,
-salcë domate 1 lugë gjelle jo e plotë, kripë, piper i zi, spec i kuq, majdanoz.
Mishi pritet në thela, skuqet me qepë, shtohet pak salcë domate ose domate të grira hollë, kripë, piper, dafinë, ujë sa të mbulohet mishi dhe lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë.
Ndërkaq përgatiten patatet të cilat pastrohen, lahen, priten në feta të rrumbullakëta me trashësi 1 cm dhe skuqen lehtë me yndyrë.
Në tavë vendosen thelat e mishit, mbi to patatet, kripë, piper, pak spec i kuq dhe në fund lëngu i mishit. Tava lihet në furrë për gjysmë ore. Pasi hiqet gjyveçi, vihet në pjatë dhe spërkatet me lëngun e vet e majdanoz të grirë hollë.