Gjemb gomari e dini çfarë është? Lulja me përfitime mahnitëse…

spot_img

Gjembgomari është një bimë që lulëzon dhe që i përket familjes botanike të luledeles dhe mban emrin botanik Silybum marianum.

Kjo bimë nxjerr një lëng të ngjashëm me qumështin, i cila i jep asaj të gjithë ushqyesit e shëndetshëm që përdoren për trajtimin e sëmundjeve kronike të mëlçisë.

Gjembgomari gjendet shpesh në gjendje të egër në të gjithë territoret shqiptare dhe eksportohet fuqishëm drejt tregjeve të huaja.

Ekstrakti i gjembgomarit, që përgatitet nga farat e bimës ndihmon me proçesin e detoksifikimit dhe shërben si tonik për mëlçinë duke riparuar dëmet e saj.

Gjembgomari është përdorur gjithashtu për të trajtuar cirrozën hepatike, mëlçinë e dhjamosur, helmimet e mëlçisë dhe hepatitin viral.

Gjithashtu gjembgomari është efektiv në shmangien e efekteve anësore të ilaçeve kundër dhimbjeve.

Përbërësi kryesor antioksidant i ekstraktit të bimës njihet si silimarin dhe parandalon rritjen e qelizave të dëmshme në prostatë, gji dhe qafë.

Qumështi i gjembgomarit përmban acid linoleik që mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ai mban nën kontroll nivelin e kolesterolit dhe sheqernave në gjak tek pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit 2.

Ekstrakti nga gjethet, kokrrat dhe farat e bimës që përmbajnë silimarinë mund të bëhet çaj, kapsula ose tretësirë. Duke qenë se substanca e silimarinës nuk tretet dot në ujë, përfitimet e qumështit të gjembgomarit janë të kufizuara.

Për shembull, vlerat e çajit të qumështit të gjembgomarit rriten nëse e merrni atë në formë koncentrati.

Qumështi i gjembgomarit shërben për të detoksifikuar organizmin nga kimikate sintetike, metalet dhe alkoli. Në vitin 1986, qumështi i gjembgomarit u çertifikua zyrtarisht për trajtimin e sëmundjeve të mëlçisë.

Produktet bimore të përftuara nga bima e mësipërme gjenden në farmacitë e zakonshme, farmacitë bimore dhe pikat e bimëve mjekësore.

Nga gjembgomari i thatë përftohet një çaj ku nevojitet një grusht bimësh për filxhan për t’u pirë dy herë në ditë nën konsultimin e mjekut.

Riparon qelizat dhe inkurajon rritjen e tyre
Përbërësi aktiv tek qumështi i gjembgomarit, që është përgjegjës për mbrojtjen e mëlçisë është silimarina. Ajo ndihmon në riparimin e qelizave të mëlçisë të dëmtuara nga alkoli dhe substanca të tjera toksike, duke stimuluar sintezën e proteinave.

Duke ndryshuar shtresën e jashtme të qelizave të mëlçisë, silimarina parandalon hyrjen toksinave brenda tyre. Për më tepër, silimarina inkurajon rritjen e qelizave të mëlçisë, ul inflamacionin dhe mbron qelizat nga radikalet e lira.

Sëmundjet e mëlçisë të shkaktuara nga alkoli
Pesë nga shtatë studime mbi vlerat e qumështit të gjembgomarit kundër sëmundjeve të mëlçisë shkaktuar nga alkoli, zbuluan se kjo bimë përmirësonte ndjeshëm funksionet e mëlçisë.

Ndërkohë tek pacientët që ishin në një fazë më të avancuar të sëmundjes -ku dëmet e mëlçisë janë të pariparueshme dhe praktikisht organit i ka ardhur fundi- qumështi i gjëmbgomarit nuk kishte asnjë efekt.

Kolesteroli i lartë
Një studim i bazuar tek kafshët zbuloi që silimarina kishte të njëjtin efikasitet si një barnë e specifikuar për uljen e kolesterolit e quajtur probukol, por me një vlerë të shtuar për rritjen e kolesterolit të mirë. Megjithatë studime të mëtejshme janë të nevojshme për të arritur në një konkluzion përfundimtar./AgroWeb.org

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles