Përbërësit
-1 gjeldeti i pastruar
-3 lugë vaj ulliri
-2 pjesë hudhër, të copëtuara imët
-2 tuba qepë pranvere ose qepë të vogla të zakonshme të prehen përgjysmë
-4 gjethe selino (celery), prerë në copa të mesme
-2 tuba karrota të vogla, të shkurtohen
-1 paketim kërpudha
-2 lugë majdanoz të freskët dhe të copëtuar
-Kripë dhe biber i freskët
Udhëzimet
Ngroh paraprakisht furrën në 250 gradë C. Nxeni gjithashtu një tigan të madh me temperature të lartë. Lyeni lëkurën e gjeldetit me 1 lugë gjelle vaj ulliri; lyeni gjithashtu mbi dhe nën lëkurë, hudhër, kripë dhe biber.
Pjekeni gjelin e detit në njërën anë, pa lëvizur, deri sa të skuqet, 4 deri 5 minuta. Silleni gjelin e detit në anën tjetër, pastaj shtoni qepë të prera, në anën poshtë, dhe pjekeni derisa të skuqet pak, 4 deri 5 minuta më shumë. Shpërndaj selinon (celery) dhe karrotat mbi qepë, me 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe vëndosni kripë dhe biber. Shtoni kërpudhat, dhe përsëri vendosni 1 lugë gjelle të mbetur nga vaji i ullirit.
Futeni tiganin në furrë dhe pjekeni, 20 deri në 25 minuta. Lëreni të ftohet gjeli i detit për 5 minuta para se ta preni në rriska të vogla. Spërkateni me majdanoz.
Vlerat ushqyese për një pjatë: Kalori 371; Yndyrë 15g (të ngopura 3g); Kolesterol 119mg; Kripëra 671mg; Karbohidrate 14g; Fibër 4g; Proteina 44g.