Gjeldeti i pjekur

spot_img

gjeldeti-i-pjekur_hdNevojiten:

* 1 gjeldeti
* 5 lugë gjalpë
* lëkurë limoni
* kripë e piper

Përgatitja:
Gjeldeti përcëllohet me alkool, pastrohet e qepet, lahet e fshihet, i hidhet brenda kripë e piper, fërkohet nga jashtë me lëkurë limoni dhe përsëri i hidhet piper e kripë.

Vihet në tavë ku i hidhet gjalpë i shkrirë në të gjithë sipërfaqen. Futet në furrë mesatare që të piqet. Gjatë kohës së pjekjes duhet të kthehet nga të gjitha anët e të spërkatet herë pas here me lëngun e vet.
Në qoftë se furra ka nxehtësi të lartë mbulohet gjeldeti me një letër të lyer me pak vaj.

Kur piqet përfundimisht pritet në racione. Shoqërohet me patate të fërguara.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles