Frikase me mish vicit

spot_img

frikasePër 4 persona nevojiten:
½ kg mish viçi tul
1 ½ kg sallatë jeshile
1 qepë e thatë
3 qepë të njoma, të prera hollë
5 lugë gjelle vaj ulliri
1 filxhan kafeje verë e bardhë
1 filxhan çaji kopër e prerë hollë
1 e verdhe vezë
1 gotë kos 0 % yndyrë
1 lugë miell misri
2 gjethe dafine
Kripë e piper i zi kokërr

Në një tenxhere hedhim qepën dhe e kaurdisim pa vaj. Në vazhdim, shtojmë mishin dhe e skuqim derisa të marrë pak ngjyrë. Shuajmë mishin dhe qepën me verë të kuqe. Hedhim dafinën, kripën, piperin si dhe 2 gota ujë dhe e lëmë mishin të ziejë ngadalë për rreth 1 ½ – 2 orë. Nga fundi i zierjes, shtojmë vajin, sallatën jeshile, qepën e njomë dhe koprën. Përgatisim përzierjen vezë-limon. Në një tas rrahim lëngun e limonit me vezën dhe miellin e misrit, derisa të dalë një masë homogjene. Shtojmë edhe kosin dhe vazhdojmë përzierjen. Heqim tenxheren nga zjarri, marrim pak lëng nga mishi dhe e shtojmë ngadalë në tasin me vezë e limon, duke e përzier vazhdimisht. Së fundi, hedhim përmbajtjen e tasit në tenxhere dhe e tundim lehtë që të përhapet kudo. E servirim të ngrohtë.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles