Përbërësit
PËR 1 PERSON:
- 1 fileto peshku
- Pak magdanoz
- 1 limon
- 1 vezë
- miell
- vaj
- Krip
- Piper te zi
Hapat
- Fileton e pastruar, e vendosim në një enë, sipër i shtojmë lëngun e lemonit, vaj ulliri, magdanozin, krypë dhe piper të zi sipas shijes.
- E përziejmë në të gjitha anët, pastaj e vendosim në frigorifer dhe e lëm të qëndrojë për 1 orë. Pastaj fileton e largojmë nga ena.
- Fileton e marinuar e kalojmë në miell, e përmillim mirë.
- Në një enë rrahim vezën, dhe në të vendosim fileton e peshkut.
- Fileto duhet të fërgohet në vaj shumë të nxehtë.
- Fileton e fërguar mundë ta shoqërojmë me salcen dhe sallaten e preferuar.
- Ju bëftë mirë