Për 4 persona nevoiten:
- 4 domate,
- 125 gr shpageta ,
- 3 copë djathë i shkrirë,
- 2 dl shtalp ,
- 1/2 koke qepë ,
- 1 lugë salcë domatesh ,
- 1 thelb hudhër ,
- 50 gr gjalpë ,
- vaj,
- kripë dhe piper i zi.
Përgatitja:
Në tenxhere në zjarr me ujë i ziejmë shpagetat.
Domateve ua presim pjesën e sipërme dhe ua nxjerrim brendinë. Pjesën e brendshme të nxjerrë të domateve e presim në copë dhe e hedhim në enë të thellë.
Në tenxhere në zjarr hedhim gjalpë dhe vaj. Në yndyrën e nxehtë e skuqim qepën e grirë. E grijmë thelbin e hudhrës dhe e hedhim në tenxhere. I shtojmë edhe brenditë e domateve të prera. Hedhim kripë dhe grijmë piper të zi. Shtojmë një lugë salcë domatesh dhe shtalpin. Djathin e shkrirë e presim në copë dhe e shtojmë në tenxhere. Përziejmë derisa të shkrihet djathi i shkrirë. Pastaj, në tenxhere i shtojmë shpagetat e ziera. Me këtë masë i
mbushim domatet.
Në enën e qelqit rezistuese ndaj zjarrit hedhim vaj dhe i vëmë në të domatet e mbushura. Enën e vëmë në furrë. Pjekim 20 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.
Domatet e mbushura i vëmë mbi gjethe sallate jeshile. Sipër hedhim parmezan.
Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e bardhë.