Dobite shendetesore te qepes qe shume njerez i anashkalojne

spot_img

Qepa shpesh asociohet me shtim dhe ndryshim te shijes por ajo ka gjithashtu edhe shume dobi shëndetësore. Gjendet ne te njëjtën familje biologjike me hudhrën, preshi dhe qepet e reja, dhe efektet anësore te shëndetshme te saj janë përdor për shekuj me radhe ane e kënd botes. Lexo tutje qe te kuptosh se sa e fuqishme është qepa. Me poshtë keni disa prej ankesave shëndetësore qe mund ti kalosh me ndihmën e qepës.

Zbutni Dhembjen e Veshit

Keni pasur ndonjëherë dhembje veshe që duket se nuk do largohet kurrë? Në vend se të shkosh deri tek barnatorja më e përafërt për të gjetur shërim, përdor qepën sepse përbërësit natyral shërues të qepës do ju bëjnë të ndiheni më mirë. Merr një qep, prej për gjysmë dhe nxjerr mjedisin. Apliko këtë pjesë të qepës brenda veshit. Sigurohu që të është mjaftë e madhe që të mbetet jashtë veshit të jashtëm e mos të bie në vesh të brendshëm. Lëre kështu gjatë natës dhe përbërja kimike natyrale e qepës do ju ndihmoj të zvogëloni çfarëdo inflamacioni brenda veshit. Përveç tjerash do ua zbut dyllin e tepërt të veshit kështu duke e bërë më të lehtë për ta larguar. Nëse preferoni ilaç të lëngshëm, zije një qepë dhe pastaj ta aplikosh me pika-hedhës mund të jetë më ideale për ju. Një opsion tjetër është ta mbështjellësh qepën me një harrën dhe aplikosh pikat në vesh.

Luftoni Ftohjen dhe Gripin

Metoda e shërimit të ftohjes dhe gripit me qepë në shputa ka zanafillë qysh në mjekësinë e tradicionale Kineze. Teoria prapa kësaj metode është se qepët kanë përbërës natyral anti-bakterial gjersa këmbët janë lidhje tek sistemi nervor dhe organet e brendshme. Acidi fosforik (materie kimike në qepë që ua përlot sytë) mund të futët në rrjedhën e gjakut duke u absorbuar nga shputat e kështu tu pastroj gjakun e ta bëjë më të lehtë të luftoj infeksionet. Pra prej një qep në rriska të holla, mbështjelli në këmbë me një harrën dhe mbi to mbath çorapët e mbaj kështu gjatë natës. Të nesërmen laj këmbët :).

Parandaloni Kancerin

Qepët janë vërtetuar se ndihmojnë në zvogëlimin e gjasave ndaj kancerit të vezoreve (kanceri ovar), kancerit kolorektal dhe kancerit të laringut – edhe atëherë kur konsumohet vetëm 1-2 herë në javë. Rekomandohet së tepërmiSa më shumë qepë konsumoni aq më të mira gjasat ta shmangni kancerin. Nëse një gjysmë qepe është aq sa mundesh, provo ta shtosh at sasi edhe pak më shumë. Provo të gjesh mënyra në ushqim që ta përdorësh ma tepër.

Ndihmon në Kontrollim të Niveleve të Sheqerit në Gjak

Një fakt pak i njohur i qepëve është se ajo se qepët përmbajnë sasi të lartë të sulfurit dhe flavonoid, që njihen se zvogëlojnë nivelet e sheqerit në gjak. Është parë dhe vërtetuar rënie e dukshme e sheqerit në gjak tek diabetikët kur përdorin së paku 60 gram qepë në ditë. Hulumtimet akoma po vazhdojnë në atë se si qepët mund të luajnë rol të rëndësishëm në trajtimin e diabetit. Zvogëlim i gjasave të zhvillimit të sëmundjes së zemrës është gjithashtu një efekt i dobishëm anësor i zvogëlimit të sheqerit të gjakut nga konsumi i qepës.

Ndihmon ta përballoni astmën

Qepët njihen se përbëjnë një materie antioksidues të quajtur kuercetin e cila shërben si agjent anti-inflamator dhe anti-histamine. Në studime kuercetini është vërtetuar se ndalon qelizat imunitare në prodhimin e histamines (kemikale që është përgjegjës për të gjitha reaksionet alergjike). Për ata që vuajnë nga astma besohet se kuercetini ndihmon në hapjen e bronkeve të traktit të frymëmarrjes kështu duke e bërë më të lehtë frymëmarrjen.

Parandalon prishjen e dhëmbëve

Të hash qepë natyrale ju garantojmë se do të mbani erë të keqe të gojës por mos harro se kjo gjithashtu ju ndihmon të eliminoni bakteret e dëmshme që shkaktojnë prishjen e dhëmbëve. Është e njohur se të përtypës qepë për 2-3 vret shumicën e baktereve në goj.

(Visited 163 times, 1 visits today)

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles