Posted on

Doni të zgjoheni në mëngjes? Pini një kafe me xhenxhefil, do merrni dhe fuqi…

Kafja dhe xhenxhefili janë dy produkte të cilësuara si superfuqi falë vlerave shëndetësore që ato kanë.

Ky kombinim fantastik jo vetëm që krijon një shije unike por është i aftë të mbrojë organizmin dhe të promovojë shëndetin e mirë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni mbi vlerat e shumëfishta që përfiton organizmi nga konsumimi i kafes me xhenxhefil si dhe mënyrën e përgatitjes së saj.

Antioksidantë të fuqishëm
Të dy si xhenxhefili ashtu edhe kafja janë antioksidantë të fortë.

Kafja është produkti më i pasur me antioksidantë ndërsa vetitë e saj në dobi të shëndetit janë të panumërta.

Kafja cilësohet si një mike e mirë e shëndetit. Sipas studimeve më të fundit ajo mbron mëlçinë, diabetin e tipit 2 si dhe vepron kundër sëmundjes së Parkinsonit.

Nga ana tjetër, krahas kuzhinës, përdorimet mjekësore të xhenxhefilit janë të pafundme.

Të pasura në vlera ushqyese
Si kafja ashtu edhe xhenxhefili janë jo vetëm antioksidantë të fuqishëm por gjithashtu veprojnë si antibakterial.

Xhenxhefili është përbërës i mbi 40 barnave farmaceutike.

Kolesterol i shëndetshëm
Sipas të dhënave më të fundit që AgroWeb.org disponon, konsumimi i 3 gramë xhenxhefil pluhur për 30 ditë nga pacientët që vuajnë nga diabeti ka reduktuar në mënyrë domethënëse nivelin e lartë të glukozës në gjak.

Xhenxhefili ka efekte pozitive kundër sëmundjes së diabetit.

Mbron mëlçinë, veshkat dhe shëndetin e syve
Kafja dhe xhenxhefili mbrojnë mëlçinë, shëndetin e veshkave, sistemin nervor qendror dhe shëndetin e syve.

Si ta përgatisni

Si fillim zieni 2-3 feta xhenxhefil në një filxhan e gjysmë çaji me ujë dhe lëreni të ftohet.

Më pas, shtoni në filxhanin e kafes suaj një lugë çaji nga lëngu i xhenxhefilit që keni përgatitur./AgroWeb

Posted on

Luani i zemrës, bima mbret për shëndetin e zemrës tuaj

Luani i zemrë është një bimëe cila ka veti fantastike për të trajtuar rrahjet e çrregullta të zemrës të shkaktuara nga ankthi.Që në lashtësi, Grekët dhe Romakët e vlerësonin luanin e zemrës sepse besonin që ai i shëronte nga shqetësimet fizike dhe emocionale të zemrës.

Emri botanik i luanit të zemrës është Leonurus cardiaca dhe përshkruan më së miri paraqitjen dhe përdorimin mjekësor të kësaj bime. Leonurus do të thotë “bishti i luanit” sepse shumë njerëz mendonin se gjethet e bimës i ngjanin bishtit të luanit. “Cardiaca” do të thotë “për zemrën.” Në Shqipëri, kjo bimë rritet e egër në natyrë. Njerëzve u duket si një barishte e zakontë, por ata që sigurojnë të ardhura falë bimëve mjekësore, e konsiderojnë veten me fat kur e gjejnë luanin e zemrës, pasi ia dinë mjaft mirë vlerat.

Vlerat shëndetësore të luanit të zemrës
Substanca alkaloid lenourine që gjendet tek luani i zemrës qetëson muskujt dhe parandalon mpiksjen e gjakut. Ajo ul tensionin e gjakut dhe largon yndyrnat prej tij. Disa prej vlerave më të shquara shëndetësore të luanit të zemrës janë :

1.Përdoret për kurimin e problemeve me zemrën
Aftësitë diuretike të luanit të zemrës shmangin kalcifikimin e arterieve dhe ulin hipertensionin. Luani i zemrës ul tensionin e gjakut sepse ka vitaminat A dhe C. Ai përdoret edhe për të trajtuar sëmundjet kardiovaskulare, ul ritmet e larta të rrahjeve të zemrës, çrregullimet me zemrën dhe ul rrezikun e mpiksjes së gjakut. Kjo bimë ul rrahjet e çrregullta të zemrës të shkaktuara nga stresi, tensioni apo ankthi. Përdorimi i luanit të zemrës për këtë çrregullim është miratuar edhe nga Autoriteti Gjerman i Mjekësisë. Hipertiroidizimi është një simptomë që shkakton rrahje të çrregullta të zemrës dhe Komisioni Gjerman shprehet se luani i zemrës mund të përdoret edhe kundër kësaj simptome.

2.Tonik për femrat
Luani i zemrës është një nga tonikët më të mirë bimorë për femrat. Ka plot vlera për shqetësimet shëndetësore duke përfshirë edhe irritimin nervor.

3.Çrregullimet e lëkurës
Ekstrakti i luanit të zemrës ndihmon për të trajtuar disa probleme me lëkurën siç janë dermatiti, ekzema dhe kruarjet e tepërta.

4.Kundër irritimit dhe problemeve me sytë
Luani i zemrës përdoret kundër kruarjeve, problemeve me sytë dhe parandalimin e mpiksjes së gjakut.

5.Lufton ethet, temperaturën dhe probleme të tjera të frymëmarrjes
Luani i zemrës parandalon ethet dhe temperaturën. Trajton kollën dhe simptomat e bronshitit.

6.Kundër edemës dhe problemeve me veshkat
Luani i zemrës përmirëson funksionet e veshkave dhe trajton edemën e shkaktuar nga problemet në këtë organ.

7.Shton oreksin
Luani i zemrës ka një shije të hidhur që nxit tretjen. Ajo duhet kombinuar me disa bimë të tjera aromatike në përgatitjen e një tretësire e cila duhet konsumuar me pika përpara çdo vakti. Luani i zemrës është i dobishëm edhe kur pihet si çaj. Shija e hidhur mund të zbutet duke shtuar erëza ose ëmbëlsues. Mjalti është një prej tyre. Luani i zemrës kombinohet mirë edhe me trëndafilin e egër për përgatitjen e tonikëve të shëndetshëm të zemrës./AgroWeb/

Posted on

Pse duhet të hani mollë jeshile? Ja çfarë thonë ekspertët

Mollët jeshile janë fruti i preferuar i shumë njerëzve. Ato janë të athta në shije, shumë të lëngshme dhe krejt të shijshme për t’u ngrënë. Mollët e gjelbra janë shumë të veçanta, pasi ato janë shumë të pasura me ushqyes të domosdoshëm.

Megjithëse mollët vijnë në disa ngjyra, variantet e gjelbra janë më të shëndetshmet nga të gjitha.
Disa nga përfitimet kryesore shëndetësore të mollës së gjelbër:

Të pasura me fibra
Mollët jeshile janë një burim i bollshëm i fibrave që ndihmon në përmirësimin e metabolizmit dhe pastron sistemin tuaj të tretjes. Hani një mollë jeshile çdo ditë për të eliminuar të gjitha helmet nga trupi dhe mbani larg të gjitha problemet e tretjes.

Forcon kockat
Molla jeshile është një frut i pasur me minerale, pasi përmban kalium, hekur, bakër dhe zink që janë esenciale për zhvillimin e eshtrave. Ajo parandalon çështjet kronike mjekësore si reumatizma, pasi rrit funksionet e gjëndrës tiroide.

Mirëmban shëndetin e mushkërive
Kur krahasohen me simotrat e tyre të kuqe, mollët e gjelbra kanë veti anti-azmatike, pasi kanë më shumë antioksidantë dhe veti anti-inflamatore.

Ndihmon në uljen e peshës
Mollët jeshile janë një ndihmë për ata që dëshirojnë të heqin yndyrën shtesë në trupin e tyre. Ky frut ka kalori të ulta dhe është i pasur me fibra që ju ndihmojnë për të luftuar më gjatë urinë.

Më të mirat kundër diabetit
Mollët e gjelbra mbajnë nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak nëse jeni duke u përballur me probleme si diabeti.Njerëzit që hanë këtë frut çdo ditë, mund të parandalojnë me 30% shanset për zhvillimin e diabetit të tipit II.

Zhduk toksinat e organizmit
Molla e gjelbër është detoksifikues natyral, pasi ka aftësinë për të pastruar sistemin e tretjes, veshkave dhe mëlçisë, duke larguar të gjitha toksinat e dëmshme dhe elementë të tjerë.

Rrit shëndetin e mëlçisë
Mollët jeshile janë një burim i fuqishëm i antioksidantëve. Ato mirëmbajnë shëndetin e mëlçisë dhe e mbrojnë atë nga dëmtimet e viruseve të hepatitit.

Bën mrekulli për gjakun
Prania e Vitaminës K në mollën e gjelbër ndihmon në cilësinë e gjakut. AgroWeb.org ju tregon se njerëzit të cilët pijnë lëngun e këtij fruti, do të përjetojnë shërim më të shpejtë nëse kanë lëndime ose plagë.

Fuqi kundër plakjes
Mollët jeshile përmbajnë fenole, vitamina A dhe C që ngadalësojnë procesin e plakjes. Duke pirë çdo ditë lëngun e këtij fruti ose duke ngrënë një mollë, do të reduktoni dëmet e radikaleve të lira. Kjo do t’ju ndihmojë të keni një lëkurë edhe më tepër rinore.

Ul tensionin e gjakut
Mollët e gjelbra kanë fuqi të forta mjekësore falë përbërjes së tyre. Fruti i gjelbër dhe lëngu i tij konsiderohen si kura të mira natyrore për uljen e presionit të lartë të gjakut. /AgroWeb

Posted on

Hormonet në ushqime, pasoja të mëdha deri në kancer





Gjithnjë e më shumë kemi frikë të blejmë ushqime nga frika se do ti shkaktojnë probleme organizmit tonë për shkak të përmbajtjes së tyre. Në fakt në ditët e sotme sa vhen e vështirësohet gjetja e ushqimeve të freskëta. Ajo që duhet të dimë është se ushqimet e rritura me hormone shkaktojnë probleme shëndetësore si:
1-Rritja me shpejtësi dhe e sforcuar e produktit sjell dëme në shëndet sikurse rritet më sforcim ashtu e sforcon dhe organizmin deri në krijimin e masave tumorale;
2-Nxitja me ngjyrues të parakohshëm çon në dëmtime të lëkurës apo me krijimin e njollave në lëkurë tek përdoruesi konsumator, që mund të jenë tumore beninj ose malinj sikurse janë rastet e nishaneve në lëkurë.
3-Janë dy lloje dëmtimesh :
a- të shpejta në kohë
b-të vonuara, pra injektimi në sasi të madhe i hormoneve qoftë tek produktet bimore apo shtazore, vepron në dëm të shëndetit të njeriut. Këto ushqime kanë aciditet të shtuar, të cilat shkaktojnë: – dëmtim të organizmit; – nuk bëhet zbërthimi i yndyrave; – nuk bëhet tretja e proteinave, që janë me pasoja hormonale sepse veprimi i disa hormoneve ndikimin e kanë direkt në gjak, e për pasojë organizmi përballet me shqetësime dhe sëmundje të ndryshme me pasoja; – shtim i kolesterolit; – shkakton shtim në peshë; – deformon organizmin; – dëmton organet jetike; – shkakton shfaqjen e diabetit, sëmundjet koronare, mbiveshkore, dhjamosje etj
Kur themi dëmtime morfologjike dhe biometrike nënkuptojmë ndryshimet e thella që ndodhin në organizëm, pra shtohet sasia e hormoneve dhe pësohen deformime në gjendrat kryesore në hipofofizë, etj dëmtime në SNQ, SN periferik me shenja të dukshme si përgjumje, mungesë dëshire, ulje të nivelit të të mësuarit dhe dëshirës për punë deri në mbi lodhje, etj./kalleshi.com




Posted on

Gjemb gomari e dini çfarë është? Lulja me përfitime mahnitëse…

Gjembgomari është një bimë që lulëzon dhe që i përket familjes botanike të luledeles dhe mban emrin botanik Silybum marianum.

Kjo bimë nxjerr një lëng të ngjashëm me qumështin, i cila i jep asaj të gjithë ushqyesit e shëndetshëm që përdoren për trajtimin e sëmundjeve kronike të mëlçisë.

Gjembgomari gjendet shpesh në gjendje të egër në të gjithë territoret shqiptare dhe eksportohet fuqishëm drejt tregjeve të huaja.

Ekstrakti i gjembgomarit, që përgatitet nga farat e bimës ndihmon me proçesin e detoksifikimit dhe shërben si tonik për mëlçinë duke riparuar dëmet e saj.

Gjembgomari është përdorur gjithashtu për të trajtuar cirrozën hepatike, mëlçinë e dhjamosur, helmimet e mëlçisë dhe hepatitin viral.

Gjithashtu gjembgomari është efektiv në shmangien e efekteve anësore të ilaçeve kundër dhimbjeve.

Përbërësi kryesor antioksidant i ekstraktit të bimës njihet si silimarin dhe parandalon rritjen e qelizave të dëmshme në prostatë, gji dhe qafë.

Qumështi i gjembgomarit përmban acid linoleik që mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ai mban nën kontroll nivelin e kolesterolit dhe sheqernave në gjak tek pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit 2.

Ekstrakti nga gjethet, kokrrat dhe farat e bimës që përmbajnë silimarinë mund të bëhet çaj, kapsula ose tretësirë. Duke qenë se substanca e silimarinës nuk tretet dot në ujë, përfitimet e qumështit të gjembgomarit janë të kufizuara.

Për shembull, vlerat e çajit të qumështit të gjembgomarit rriten nëse e merrni atë në formë koncentrati.

Qumështi i gjembgomarit shërben për të detoksifikuar organizmin nga kimikate sintetike, metalet dhe alkoli. Në vitin 1986, qumështi i gjembgomarit u çertifikua zyrtarisht për trajtimin e sëmundjeve të mëlçisë.

Produktet bimore të përftuara nga bima e mësipërme gjenden në farmacitë e zakonshme, farmacitë bimore dhe pikat e bimëve mjekësore.

Nga gjembgomari i thatë përftohet një çaj ku nevojitet një grusht bimësh për filxhan për t’u pirë dy herë në ditë nën konsultimin e mjekut.

Riparon qelizat dhe inkurajon rritjen e tyre
Përbërësi aktiv tek qumështi i gjembgomarit, që është përgjegjës për mbrojtjen e mëlçisë është silimarina. Ajo ndihmon në riparimin e qelizave të mëlçisë të dëmtuara nga alkoli dhe substanca të tjera toksike, duke stimuluar sintezën e proteinave.

Duke ndryshuar shtresën e jashtme të qelizave të mëlçisë, silimarina parandalon hyrjen toksinave brenda tyre. Për më tepër, silimarina inkurajon rritjen e qelizave të mëlçisë, ul inflamacionin dhe mbron qelizat nga radikalet e lira.

Sëmundjet e mëlçisë të shkaktuara nga alkoli
Pesë nga shtatë studime mbi vlerat e qumështit të gjembgomarit kundër sëmundjeve të mëlçisë shkaktuar nga alkoli, zbuluan se kjo bimë përmirësonte ndjeshëm funksionet e mëlçisë.

Ndërkohë tek pacientët që ishin në një fazë më të avancuar të sëmundjes -ku dëmet e mëlçisë janë të pariparueshme dhe praktikisht organit i ka ardhur fundi- qumështi i gjëmbgomarit nuk kishte asnjë efekt.

Kolesteroli i lartë
Një studim i bazuar tek kafshët zbuloi që silimarina kishte të njëjtin efikasitet si një barnë e specifikuar për uljen e kolesterolit e quajtur probukol, por me një vlerë të shtuar për rritjen e kolesterolit të mirë. Megjithatë studime të mëtejshme janë të nevojshme për të arritur në një konkluzion përfundimtar./AgroWeb.org

Posted on

Romaneska, bima super e shëndetshme që po pushton fermat shqiptare

Romaneska është një nga perimet me interesante që mund të gjesh në treg.

Ajo bie menjëherë në sy për shkak të formës dhe kurorës krejt jashtë të zakonshmes, e megjithatë ka shumë konsumatorë që hezitojnë ta përfshijnë në ushqimet e tyre të përditshme.

Romaneska i përngjan shumë brokolit dhe lulelakrës, por ngjan me një lule të mirëfilltë.

Kjo perime gjendet kryesisht në Itali, por së fundmi ka zbarkuar edhe në tregjet e Shqipërisë. Në treg, Romaneska ka një çmim mesatar prej 400 lekë për kilogram.

Ajo është një nga perimet më të shijshme por edhe me paraqitjen më të veçantë që do të gjeni ndonjëherë.

Disa ferma me numër të konsiderueshëm hektarësh në vend po e kultivojnë me sukses duke lëvruar kryesisht tregun e huaj me këtë prodhim.

Me shtimin e kultivimit dhe prodhimit, shumë shpejt do të gjeni edhe në tregun tuaj Romaneskën Shqiptare.

Më poshtë do të gjeni disa prej vlerave të saj të renditura nga AgroWeb.org.

Përmirëson qarkullimin e gjakut – Romaneska është një perime e pasur me hekur, një mineral që rrit prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Kjo nënkupton se organizmi furnizohet me më shumë oksigjen dhe ushqyes.

Përmirëson funksionet e trurit – Rritja e qarkullimit të gjakut është thelbësore për funksionet e trurit.

Sa më shumë oksigjen dhe ushqyes të shkojnë në tru, aq më të shëndetshme dhe më të shpejta do të jenë funksionet e tij.

Lufton infeksionet – Antioksidantët, vitaminat dhe mineralet tek kjo perime ndihmojnë oganizmin të luftojë infeksionet dhe sëmundjet.

Përmirëson tretjen – Në të njëjtën mënyrë si brokoli dhe lulelakra, edhe perimja Romaneska është e mbushur me fibra të dobishme që përmirësojnë tretjen.

Ul kolesterolin dhe sheqernat – Falë pranisë së fibrave, Romaneska arrin të ulë nivelin e kolesterolit dhe mban sheqernat nën kontroll.

Forcon zemrën – Falë hekurit, vitaminës K, acideve yndyrore Omega 3 dhe vitaminave të kompleksit B, zemra do të jetë e fortë dhe shëndetplotë.

Largon radikalet e lira – Fibra dhe antioksidantët në këtë perime shërbejnë si mburojë kundër radikaleve të lira, të cilat shkaktojnë probleme të rënda shëndetësore.


Si ta gatuani Romaneskën

Kjo perime është shumëpërdorimëshe si brokoli dhe lulelakra.

Atë mund ta kavërdisni thjesht me pak vaj ulliri, hudhër, ose gjalpë. Ky i fundit i jep tufave të Romaneskës një shije fantastike, ndërsa hudhra e plotëson në çdo detaj.

Mund ta gatuani me avull dhe ta spërkatni me pak uthull dhe vaj ulliri. Mund ta përzieni me brokolin dhe lulelakrën në gatimet me djathë, makarona, pulë ose çdo gatim tjetër.

Mund të jini më krijues dhe ta kombinoni me spinaqin, lakrën dhe perime të tjera.

Posted on

6 ushqimet që nuk duhet ti konsumoni nëse nuk doni që plakja të vijë më herët

Na është bërë zakon mbajtja e dietave për të humbur peshë. Por disa nga këto zakone dietike janë të dëmshme sepse përveç dëmtimit të shëndetit, ju bëjnë të shtoni edhe në peshë.

Ekzistojnë ushqime në sasi të lartë sheqeri, kripë dhe karbohidrate, alkool dhe ushqime me yndyrë të ulët që duhet të kontrollohen plotësisht për të ndaluar plakjen.

6 ushqimet e mëposhtme janë armiqtë kryesorë të plakjes:

1- Sheqeri: jo vetëm që iu bën të fitoni peshë, por gjithashtu krijon rrudha, plak lëkurën dhe dobëson shëndetin.

2- Yndyrnat: kanë një efekt inflamator brenda trupit. Ato gjenden në ushqime të përpunuara të tilla si ushqime të shpejta, byrek, ushqime të skuqura, margarinë etj. Ato çojnë në rrjedhjen më të vogël të gjakut në lëkurë, ndaj lëkura fillon të plaket dhe të bëhet me rrudha.

3- Alkooli: Konsumimi i tij do të përshpejtojë plakjen në formën e rrudhave të parakohshme, humbjen e kolagjenit, elasticitetin, skuqje, dehidrim dhe ënjtje.

4- Karbohidratet e tepërta: këto kanë të njëjtin efekt si sheqeri. Në mënyrë të ngjashme, karbohidratet e rafinuara aktivizojnë insulinën e cila prodhon një cikël mjaft të rrezikshëm pasi mund t’ju lërë të uritur brenda 30 minutash .

5- Ushqime me yndyrë të ulët: Nëse konsumoni ushqime të tilla do të privoni veten nga yndyrnat ushqyese që do t’ju mbajnë të shëndetshëm dhe të rinj.

6- Kripë: Nëse e konsumoni me tepricë do të shkaktoni dehidratim.Ju do të ndjeni etje, lëkurë të vjetër, të dehidratuar dhe rrudhosur.

Ushqimet kundër plakjes përfshijnë:

-Bajamet

-Salmoni

-Farat e lirit

-Avokado

-Frutat e thata

-Perime me gjethe jeshile

-Vaj kokosi

Posted on

Vuani nga migrena? Përdorni këtë erëz dhe do të qetësoheni menjëherë

Shafrani i Indisë mund të jetë një mënyrë shumë efikase për të lehtësuar migrenën. Kjo erzë, e cila ka qenë një përbërës kryesor në gatimet indiane dhe aziatike për mijëra vite me radhë, është bërë shumë popullore vitet e fundit në të gjithë botën.

Shafrani i Indisë njihet për disa nga përfitimet shëndetësore, si ulja e rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës apo për pastrimin e lëkurës. Kjo erëz është përdorur gjithashtu edhe për lehtësimin e dhimbjeve të kokës, duke qenë se përbërësi i saj aktiv kurkimina përmban efekte antiinflamatore dhe antioksiduese të forta.

Shkencëtarët, mjekët dhe dietologët mendojnë se kjo erz mund të shërbejë edhe si ilaç për lehtësimin ose parandalimin e dhimbjeve të shkaktuara nga migrena. Migrena, e karakterizuar nga dhimbje therëse dhe pulsuese, prek miliona njerëz në të gjithë botën dhe është e vështirë për t’u trajtuar, duke qenë se akoma nuk është zbuluar se çfarë e shkakton realisht këtë sëmundje.

Ekspertja e dietologjisë, dr. Vanessa Rissetto, tregon për për Daily Mail se shafrani i Indisë dhe kurkumina kanë potencialin të parandalojnë këto dhimbje koke të tmerrshme. “Bazuar tek vetitë antiinflamatore, mund të thuhet se shafrani i Indisë mund të parandalojë migrenën./Fikso.al

Posted on

Përdorni Xhenxhefil? Pas kësaj do konsumoni akoma edhe më shumë

Xhenxhefili rritet në Kinë, Indi, Afrikë, Karaibe, dhe vendet e tjera me klimë të ngrohtë. Rrënja e bimëve është e njohur si erëz dhe aromatizues. Ka qenë një ilaç tradicional në shumë kultura për mijëra vjet.

Përfitime shëndetësore!
Xhenxhefil është një trajtim popullor i zakonshëm për stomak dhe kur keni të përziera apo turbullime në stomak, transmeton Telegrafi.

Xhenxhefili ndihmon tretjen dhe rrjedhjen e pështymës. Studimet zbuluan se marrja e xhenxhefilit mund të zvogëlojë turbullimet në stomak dhe të ndalojë vjelljen në disa shtatzëni.

Por, gratë shtatzëna duhet të jenë të kujdesshëm me xhenxhefil. Disa ekspertë shqetësohen se mund të rrisë rrezikun e abortit, veçanërisht nëse e përdorni në dozë të lartë. Nuk konsiderohet e rrezikshme nëse përdoret më pak se 1500 miligramë, por konsultohuni me mjekun tuaj.

Xhenxhefili ndihmon nëse keni të përziera të shkaktuar nga marramendja, por edhe në periudhën e menstruacioneve. Në një studim, më shumë se 60 për qind e grave mendonin se xhenxhefil iu pakësonte dhimbjet.

Ka prova të forta se xhenxhefili mund të lehtësojë dhimbjet e sëmundjeve të eshtrave . Gjithashtu mund të ndihmojë për:
– Reumatizëm
– Sëmundjet e muskujve
– Dhimbjet e kokës

Studimet laboratorike kanë gjetur se xhenxhefili:
– Heqë ënjtjen në fytyrë
– Ulë sheqerin në gjak
– Zvogëlon kolesterinën
– Mbron të sëmurët me Alzheimer

Dëshmitë klinike tregojnë se xhenxhefili mund të jetë i dobishëm në uljen e sheqerit në gjak dhe presionin e gjakut.

Xhenxhefil është një aromë e zakonshme dhe aromatizues. Shumë njerëz e pinë çajin e xhenxhefilit.

Rreziqet!
Efektet anësore – Në doza të vogla, xhenxhefili ka disa efekte anësore.

Doza të larta të xhenxhefil më shumë se 5 gramë në ditë, rrisin gjasat e efekteve anësore. Xhenxhefili në lëkurë mund të shkaktojë skuqje të lëkurës.
Konsumi në masë të madhe mund të shkaktojë: gazra, thartirë në stomak, çrregullime të stomakut, pezmatim të gojës.

Rreziqet – Xhenxhefili mund të rrisë rrezikun e gjakderdhjes. Nëse keni çrregullime të gjakderdhjes, nuk mund të jeni të sigurt. Gjithmonë tregoni mjekut tuaj për ilaçet bimore që merrni, duke përfshirë xhenxhefilin.

Ndërveprimet – Nëse merrni medikamente rregullisht, bisedoni me mjekun tuaj para se të filloni të përdorni shtojca të xhenxhefilit. Mund të ndërveprojnë në hollim të gjakut dhe medikamente për diabetin dhe presionin e lartë të gjakut .