Posted on

FOTOGALERI/ Valbona nën magjinë e dëborës

TIRANË, 4 janar/ATSH/ Lugina e Valbonës këto ditë të para të 2021, të magjeps me bukurinë e bardhësisë së ofruar nga flokët e dëborës që kanë zbardhur malet e larta dhe pishat.

E kthyer në një oaz çlodhës dhe përkëdhelës për të gjithë, në lartësinë e 800 metrave mbi nivelin e detit, në këto ditë dimri Valbona ka pritur vizitorët e parë që  po shijojnë pamjen që ajo ofron.

Ky park kombëtar nuk njeh stinë, pasi vizitorë të shumtë e zgjedhin atë. Tashmë dëshira për të kaluar pushime nuk mbetet vetëm në sezonin veror, por edhe atë të dimrit. Ndërkohë që turizmi malor duket se është shndërruar në një nga tendencat më të pëlqyera të shqiptarëve.

Parku Kombëtar i Valbonës është një kompleksitet bukurish interesante, ashtu siç janë vetë Alpet Shqiptare.

Këtu bukuritë e natyrës marrin formën e majave shkëmbore të larta e imponuese me faqe të veshura me pyje mes të cilave shtrihen e ndihet rrjedha e përrenjve edhe e lumit të Valbonës.

E parë nga lart të ofron imazhin e një krateri gjigand të zbukuruar mrekullisht me të gjitha ngjyrat e natyrës së gjallë. Në hyrje të kufirit lindorë, në afërsi të Shoshanit, të impresionon një peizazh i rrallë për nga bukuria.

Lugina e Valbonës është shpallur Park Kombëtar në janar të 1996. Ky park ka një sipërfaqe prej 8000 hektarësh. Konsiderohet si mrekullia e Alpeve. Ndodhet 25-30 km në veri – perëndim të qytetit Bajram Curri, qendra e rrethit të Tropojës.

Kufizohet me Parkun Kombëtar të Thethit dhe zonën natyrore të mbrojtur”Lumi i Gashit”. Territori i tij përshkohet nga rruga automobilistike Bajram Curri-Dragobi-Valbone e Çerem.

Ka maja të larta e të thepisura dhe për çdo stinë ndërron koloritin e ngjyrave dhe duke paraqitur një dinamikë të jashtëzakonshme imazhesh në kushtet e një lugine plot të papritura e me shumë labirinte./k.s//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Tyrbja e Abaz Aliut në malin e Tomorit, pamje magjepsëse nën “vellon” e dëborës

TIRANË, 10 janar/ATSH/ Tyrbja e Abaz Aliut në lartësinë 2417 m mbi nivelin e detit, në Çukën e Tomorit ofron këtë fillim viti një pamje magjepsëse e mbuluar me ‘vellon’ e dëborës.

Kjo tyrbe ndodhet në malin i Tomorit, i cili është një destinacion turistik për adhuruesit e aventurës, vëzhgimit dhe patjetër edhe për besimtarët që kryejnë pelegrinazh.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo, publikoi disa fotografi me pamje nga Tyrbja e Abaz Aliut në malin e Tomorit të mbuluar nga dëbora.

“Tyrbja e Abaz Aliut në lartësinë 2417 m mbi nivelin e detit, në Çukën e Tomorrit. Berati i mrekullive”, – shprehet Demo.

Tyrbja e Abaz Aliut,  konsiderohet një vend i shenjtë dhe i adhuruar. Çdo fundgushti nga data 20 deri në datën 25, në këtë vend organizohet një ritual dhe një festë madhështore nga besimtarët e sektit bektashi e cila përbën festën më të rëndësishme të vitit. Gjithashtu, gjatë këtyre ditëve të festës, ai vizitohet edhe nga shumë njerëz të besimeve të ndryshme.

Mali i Tomorit shtrihet në verilindje të qytetit të Çorovodës, në një largësi rreth 20-25 km dhe gëzon statusin e Parkut Kombëtar. Gjithashtu, nga të apasionuarit e natyrës organizohen gjatë vitit në malin e Tomorit hiking, ski, dhe shumë sporte të tjerë.

/k.s/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

FOTO/ Magjia e qytetit të liqenit nën dëborë

TIRANË, 15 janar/ATSH/ Pogradeci, një ndër qytetet turistike të vendit, të magjeps këto ditë janari nga pamja përrallore e krijuar nga dëbora.

Qyteti i Liqenit, Pogradeci, është qyteti elitar i Shqipërisë i cili vizitohet në të katër stinët.

Në këtë qytet kudo ka bukuri si Lini, një gadishull i vogël në brigjet perëndimore të liqenit të Ohrit me një fshat të bukur me të njëjtin emër.

Shtëpitë janë të ndërtuara prej guri dhe tulla në anët e rrugicave të ngushta mbuluar me pjergulla. Në jug të Linit, afër Buqezës në liqen, në thellësinë 2-3 m ndodhen disa palafite. Ai është një vendbanim i tipit liqenor ndërtuar në sipërfaqe të liqenit, si ajo e Maliqit në rrethin e Korçës. Ka gojëdhëna që dikur gadishulli i Linit ka qenë një ishull i bukur me bimësi të lulëzuar.

Ndërsa burimet e Drilonit që ndodhen rrëzë kodrave afër fshatit Tushemisht dhe Gurras, 4 km nga Pogradeci kanë një pamje të pakrahasueshme.

Në disa fotografi të publikuara bashkia e Pogradecit ju ofron të shijoni magjinë e qytetit, që pret mijëra vizitorë në të gjitha stinët.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Gramshi turistik/Liqeni i Dushkut zbardhet nga dëbora

TIRANË, 16 Janar/ATSH/ Liqeni i Dushkut ose siç njihet ndryshe Liqeni i Zambakëve ndodhet në afërsi të fshatit Lenie, në lartësinë 1105 metra mbi nivelin e detit dhe sot është zgjuar nën petkun e dëborës.

Ky liqen është nga më interesantët në zonën e Gramshit. Liqeni i Dushkut përfaqëson një liqen akullnajor me gjatësi rreth 800 metra dhe gjerësi 400 metra. Ka botë të gjallë të pasur, në të cilën dallohen sidomos zambakët e mëdhenj të ujit që njihen ndryshe si simboli i jetës, pasionit, dashurisë dhe pastërtisë.

Gjenden edhe lloje të ndryshme peshqish të cilët japin një shfaqje të mrekullueshme teksa shfaqen dhe zhduken përsëri pas zambakëve gjatë stinëve të ndryshme.

Këtij liqeni i japin pamje akoma dhe më të bukur pishat të cilat gjenden në një sipërfaqe rreth 12 hektar duke formuar një ekosistem tepër interesant liqenor e pyjor. Ka vlera shkencore gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike e biologjike, didaktike, kulturore, ekologjike dhe turistike.

Jo vetëm periudha e Pranverës dhe e Verës, por edhe periudha e dimrit janë të përshtatshme për të vizituar këtë mrekulli natyrore. z.tosku./

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Foto/ Llogoraja, e magjishme nën dëborë

TIRANË, 18 janar/ATSH/ Llogoraja prej ditësh ështe veshur me petkun e dëborës. Pamjet që përcjell kryeministri Edi Rama nga Llogorja tregojnë një vend të mrekullueshëm për t’u vizituar edhe në mot të ftohtë.

Ndërkaq, rruga e vështirë deri atje është e hapur për qarkullim, pasi ekipet e mirëmbajtjes hedhin kripë dhe monitorojnë aksin.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Mbi 62 mijë vizitorë shqiptarë dhe të huaj në monumentet e kulturës

TIRANË, 20 janar/ATSH/ Muzetë, parqet arkeologjike dhe kalatë në vendin tonë u vizituan gjatë vitit 2020 nga turistë vendas dhe të huaj, edhe pse ishte vit vështirë për shkak të pandemisë.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, bëri të ditur se “vitin e kaluar monumentet e kulturës u vizituan nga 62 627 vizitorë, ndërsa janë mbledhur 11,698,370 lekë të ardhura”.

“Edhe pse një vit i vështirë, nuk e ndalëm punën në promovimin e trashëgimisë kulturore. Shifrat, ndonëse më të ulëta se një vit më parë, tregojnë se shqiptarët e duan të bukurën dhe trashëgiminë kulturore. Kjo, falë edhe politikave për nxitjen turizmit vendas”, theksoi Margariti.
Ministrja Margariti shprehet se “ftesa jonë qëndron e hapur, vizitoni kalatë, këtë pjesë të historisë dhe trashëgimisë sonë”.

Shqipëria me bukuritë e saj natyrore, historike dhe kulturore vazhdon të mbetet atraksioni turistik i preferuar i turistëve të huaj dhe përgjatë 2019.

Si një destinacion turistik i njohur për shumë turistë nga shumë vende të botës, Shqipëria gjithnjë e më shumë po bën për vete turistë dhe vizitorë të huaj, të cilët rezervojnë udhëtime turistike në qytete të ndryshme të Shqipërisë përgjatë sezonit veror dhe dimëror. /k.s/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Peizazh përrallor nga Maja e Shenjtë e Tomorit

TIRANË, 24 janar/ATSH/ Mali i Tomorit, një nga bukuritë e rralla të natyrës, me Majën e Shenjtë që zotëron pamje nga të gjitha pikat e horizontit, është një nga vendet më të vizituara në Shqipëri, në mënyrë të veçantë nga besimtarët bektashinj në pelegrinazhin e tyre të përvitshëm.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga Maja e Shenjtë e Tomorit mbuluar nga bora ku udhëtimi drejt këtij destinacioni do të bëhet më i lehtë dhe më i shpejtë pas përfundimit të rrugës së re që po bëhet realitet pas dhjetra vitesh premtime.

“MIRËMËNGJES, dhe me këtë peizazh përrallor nga Maja e Shenjtë e Tomorrit, ju uroj një të dielë të qetë”, shprehet Rama, krahas fotos ku petku i borës ka mbuluar Tyrben e Abaz Aliut, në lartësinë 2417 m mbi nivelin e detit, në Çukën e Tomorit.

Përfundimi i rrugës që deri më tani ka bërë të mundur shkurtimin e 7 kilometrave të para, do të ju shërbejë jo vetëm besimtarëve bektashinj, që rrinin rrugëve me orë të tëra për të shkuar deri tek Maja e Shenjtë, por edhe zhvillimit të turizmit në gjithë qarkun e Qarkun e Beratit. Krahas investimit në rrugën drejt Malit të Tomorrrit, po rehabilitohet edhe i gjithë sheshi pranë Teqesë në mal për të krijuar një ambient të përshtatshëm për komunitetin bektashi.

Tyrbja e Abaz Aliut, konsiderohet një vend i shenjtë dhe i adhuruar. Çdo fundgushti nga data 20 deri në datën 25, në këtë vend organizohet një ritual dhe një festë madhështore nga besimtarët e sektit bektashi e cila përbën festën më të rëndësishme të vitit. Gjithashtu, gjatë këtyre ditëve të festës, ai vizitohet edhe nga shumë njerëz të besimeve të ndryshme.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Dimri rikthen vizitorët në Fshatin Dardhë

fshati dardhe

Fillimi i dimrit e ka kthyer Fshatin Dardhë në destinacionin më të preferuar të turizmit të bardhë në juglindje.

Ftohja e motit dhe reshjet e para të borës kanë sjellë fluks vizitorësh nga zona të ndryshme të vendit.

Por vizitorëve të përhershëm këtë vit u janë bahskuar edhe ata që e zbulojnë fshatin turistik për herë të parë.

Bizneset turistikë flasin për një sezon larg pritshmërive, për shkak të  problematikave që solli pandemia.

Bizneset në fshatin turistik i tremben një mbyllje të dytë të vendit, të cilës thonë se do ta kenë më të vështirë t’i mbijetojnë.

Prej disa muajsh, Dardha frekuentohet kryesisht gjatë fundjavave, ndërsa ditët e tjera të javës fshati mbetet i shkretë.

Me shume rreth fshatit Dardhe :

https://fshatiim.com/fshati-dardha/

fshati dardhe
Pamje nga Fshati Dardhe