Posted on

Faqja e njohur turistike: Ksamili ose Maldivet e Shqipërisë së Jugut

TIRANË, 21 shkurt /ATSH/ – Ksamili është një nga vendet më befasuese që kam vizituar në Ballkan, shtëpia e ushqimeve të shijshme të një deti shumëngjyrësh dhe ishujve të bukur, kështu shkruan për faqen e njohur turistike MagnificientWorld fotografja dhe blogerja e njohur e udhëtimeve, Julia Berkuta.

”E kam vizituar Ksamilin në dy raste tani dhe e rekomandoj atë për këdo që udhëton në Shqipëri dhe në këtë udhëzues destinacioni, dua t’ju tregoj përvojat e mia në Ksamil, si edhe t’ju ofroj gjërat më të mira për të bërë gjatë vizitës suaj”, vazhdon ajo.

Dy udhëtime të mrekullueshme në Shqipëri

Hera e parë që vizitova Shqipërinë ishte në vitin 2018 dhe ishte një udhëtim spontan.

Hera e dytë ishte në vitin 2020, me bashkëshortin, sepse dëshiroja t’i tregoja vendet që kisha parë.

Në vizitën time të parë në Shqipëri, erdha për disa ditë për të zbuluar dy pika të bukura, Ksamilin dhe Dhërmiun. Në vizitën e dytë, kisha më shumë kohë, me pesë ditë në Ksamil dhe tri ditë në Dhërmi.

Të dyja këto udhëtime ishin thjesht fantastike dhe nuk mund ta rekomandoj mjaftueshëm Ksamilin!

  1. Vizitoni plazhet e bukura të Ksamilit

Ksamili është një fshat mjaft i vogël dhe tërheqja kryesore është deti. Kështu që gjëja e parë që mund të bëni është të vizitoni plazhet e shumta që ai ofron. Plazhet e mia të preferuara ishin Stela, Bora Bora dhe Lori, por mund të merrni, gjithashtu, me qira një makinë dhe të zbuloni më shumë plazhe aty pranë, si Plazhin e Pulëbardhës, Plazhin e Krorezës dhe Shpellën e Pëllumbave.

  1. Shikoni perëndimin e diellit nga manastiri i shën Gjergjit

Ky manastir është një manastir antik ortodoks, që gjendet në gjysmë të rrugës midis Ksamilit dhe Sarandës. Nëse merrni me qira një makinë, mund të shkoni në manastir dhe të shihni një perëndim të diellit madhështor.

  1. Vizitoni lagunën e kripur të liqenit të Butrintit

Në anën tjetër të Ksamilit është liqeni i Butrintit, një lagunë e bukur me ujë të kripur, e rrethuar nga kodra të dendura të pyllëzuara, një bregdet shkëmbor dhe këneta me ujë të ëmbël.

  1. Zbuloni historinë e Parkut Kombëtar të Butrintit

Parku Kombëtar i Butrintit është një domosdoshmëri për t’u parë, nëse keni kohë dhe jeni të interesuar për natyrën dhe historinë.

Ky park prej 9 400 hektarësh është shtëpia e liqeneve me ujëra të ëmbla, peizazheve kodrinore dhe shumë thesareve të tjera natyrore.

Atje ka specie të panumërta bimësh dhe kafshësh për të zbuluar, si edhe ishujt e Ksamilit dhe vende të tjera arkeologjike historikisht të rëndësishme, që datojnë me shekuj,  disa prej të cilave janë shpallur Vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

  1. Eksploroni shpellën magjepsëse të Kreshmoit

Udhëtimi nga Ksamili në shpellën e Kreshmoit zgjat më pak se një orë dhe ia vlen, sidomos për ata që e duan arkeologjinë.

Është një nga shpellat më të vjetra të banuara në Europë, që arkeologët besojnë se është 20 000-vjeçare.

  1. Kaloni një ose dy ditë në Sarandë

Saranda është një qytet afër Ksamilit, ku mund të pushoni në plazhe, të shikoni perëndimin e diellit nga Kalaja e Lëkursit, të vizitoni manastirin e 40 Shenjtorëve dhe të shijoni ushqimin dhe pijet lokale në shumë kafene dhe restorante fantastike.

  1. Mrekullohuni me ujërat e “Syrit të kaltër”

Syri i Kaltër është një burim natyror pranë fshatit Muzine. Ky burim është i famshëm për ujërat e tij të pastër blu, nga merr edhe emrin “Syri i kaltër”.

Thellësia e burimit besohet të jetë më shumë se 50 metra.

Një vend magjepsës për të vizituar pasdite, në udhëtimet tuaja nëpër Shqipërinë e Jugut.

  1. Vizitoni qytetin e UNESCO-s, Gjirokastrën

Gjirokastra është një qytet i UNESCO-s dhe ndodhet një orë e gjysmë larg Ksamilit. Qyteti i Vjetër është i njohur për shtëpitë e tij prej guri dhe arkitekturën.

Ky destinacion është, gjithashtu, shtëpia e një prej kështjellave më të pabesueshme në Shqipëri, në të cilën mund të kaloni orë të tëra duke eksploruar dhe mësuar mbi historinë.

  1. Bëni një udhëtim të shkurtër me anije në Korfuz

Nga Saranda është e mundur të bëni një udhëtim të shkurtër me anije në ishullin e bukur të Korfuzit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

FOTO- Ndryshimi si nata me ditën i Korçës/ Në Mandatin e Tretë, destinacion dijeje dhe punësimi

TIRANË, 20 shkurt/ ATSH/ Qyteti i Korçës tashmë ka ndryshuar rrenjësisht falë investimeve të bëra nga qeveria gjatë këtyre viteve, duke e shndërruar në destinacionin e preferuar të shumë vizitorëve.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një fotogaleri nga ndryshimi si dita me natën që ka pësuar Korça.

“S’ka më të verbër se sa ai që nuk do të shikojë, por Korça nga dje sot nuk ka ndryshuar si nata me ditën veç në dukje, po edhe në të ardhurat e ekonomisë vendore, që dje lëngonte nën pluhurin e harresës, ndërsa sot hap dita-ditës dyer të reja bujtinash, baresh, restorantesh, aktivitetesh lloj-lloj, të cilat tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë në qytetin që sot e kupton pse të moçmit e quanin, “Parisi i Vogël” i Shqipërisë”, tha Rama.

Rama thekson se Korça e Mandatit të Tretë do kthehet në një destinacion dije dhe punësimi.

“Me qendrën e re të kodimit e të start up-eve për të rinjtë, Korça e Mandatit të Tretë do të kthehet edhe në një destinacion dijeje për punësim në tregun global të shërbimeve digjitale”, thekson Rama.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

FOTO- Ndryshimi si dita me natën i Korçës, në Mandatin e Tretë destinacion dijeje dhe punësimi

“Sezoni i kaluar turistik nuk ishte me humbje për operatorët”/ TVSH-ja 6% në ndihmë të sektorit të turizmit

TIRANË, 19 shkurt /ATSH/ -Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria e ka ndihmuar sektorin e turizmit në mënyrë të drejtpërdrejtë duke ia bërë TVSH-në, 6 %.

Në një bashkëbisedim me qytetarët në Vlorë i pyetur për investimet në  turizëm, Rama u shpreh se, sezoni i kaluar turistik nuk ishte me humbje për operatorët.

“Sektori i turizmit është sektor që është realisht e ardhmja dhe ka realisht një potencial të jashtëzakonshëm. Dhe investimet në turizëm do të kthehen ndoshta më shumë se në çdo sektor tjetër për nga pikëpamja e  shumëfishimit të tyre, në formën e të ardhura për investitorët. Kuptohet kërkon kohë, kërkon durim, kërkon shkathtësim të strukturave për të shërbyer me cilësi, por është e sigurtë, që kështu do ndodhi s’e s’ka asnjë mundësi tjetër”, tha Rama.

Rama tha se, “ajo që duhet të bëjmë me siguri është që të bashkëpunojmë më shumë për të rritur kapacitetet e shërbimit, për të rritur aftësinë e atyre që shërbejnë”.

Sa i përket ndihmës direkt për turizmin, Rama tha se, “e kemi ndihmuar sektorin në mënyrë të drejtpërdrejtë duke ia bërë TVSH-në 6 %”.

“Pandemia ishte realisht e frikshme për sektorin, por lëvizja që  ne bëmë duke mos e mbyllur kufirin me Kosovën dhe fakti që shqiptarët, këtu në Shqipëri, nuk mundën të iknin jashtë, bëri që hotelet të jenë plot”, theksoi Rama.

Rama nënvizoi se, “ky sezon ka qenë një provë domethënëse e faktit që sa shumë para’ shpenzohen nga shqiptarët e Shqipërisë për turizëm dhe përgjithësisht shkojnë jashtë”.

“Tjetra që e ka ndihmuar shumë sektorin, që është  indirekte, ka qenë që shumë nga shqiptarët që janë mësuar të ikin në Budva, Greqi, Itali, Spanjë, Turqi, njohën Shqipërinë. Shumica dinin Tiranë-Durrës, ja maksimumi deri në Vlorë ndonjëherë dhe këtu mbaronte puna e tyre. Korçë për ndonjë fundjavë në dimër”, tha Rama.

Rama shtoi se, “fakti që janë bërë të bukura disa zona ka sjellë efektin keqbërës tek pandemia. Sepse Korça përshembull ka pasur një fluks të jashtëzakonshëm, të vazhdueshëm dhe nuk është teori është fakt që në Korçë nuk gjen dot vend nëqoftëse ti e kërkon vendin sot. Sot merre gjej një vend në Korçë për nesër, nuk e gjen dot. Duhet ta bësh me ditë përpara. Kjo gjë  në momentin që hapet do jetë bum i madh është natyrale”.

“Unë nuk kam dalë të bëj fushatë për një arsye shumë të thjesht. Ne faktikisht kemi zgjedhje, patjetër do e respektojmë por në nuk kemi gjëra për të premtuar, ne kemi gjëra për të bërë. Sepse janë gjëra që janë nisur dhe duhet të vazhdojnë. Nuk kemi ne gjëra për të premtuar në sensin që hajde t’ju premtojmë këtë, hajde t’ju premtojmë atë. Por një gjë është e sigurtë dhe kush do tramvaj nuk duhet të na votojë ne. Ne tramvaj në Vlorë nuk do ndërtojmë, kjo është e sigurtë. Po ju tha këtu ndonjë nga deputetët që do bëjmë tramvaj mos e besoni. Ju gënjen. Po ju tha Leskoja, besojeni edhe jepini votën. Tramvaj s’do keni por është e sigurtë që ata mund ta thonë, ne nuk e themi. Ne do bëjmë gjërat që themi dhe themi vetëm gjërat që do bëjmë, që po bëjmë në fakt. S’e nuk ka asgjë që po nis nga hiçi”, përfundoi Rama. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Berat/ Nis puna për ndërtimin e rrugës së Dobronikut, shumë shpejt atraksion turistik

TIRANË, 16 shkurt/ATSH / Nis puna për ndërtimin e rrugës së Dobronikut, një investim që synon çeljen e një modeli për zhvillimin e turizmit. Aksi rrugor ku po kryehet një investim rreth 40 000 000 lekë, të drejton tek Ballkoni i Beratit, i cili do të jetë shumë shpejt një nga atraksionet më të frekuentuara për turistët vendas e të huaj.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, njoftoi nisjen e punës për këtë aks rrugor.

“Berat, nis ndërtimi i rrugës së Drobonikut, një investim infrastrukturor i cili do të përmirësojë jetën e banorëve dhe do të hapë mundësinë për një model të ri zhvillimi për turizmin e qytetit. Ballkoni i Beratit do të jetë shumë shpejt një nga atraksionet më të frekuentuara për turistët vendas e të huaj”,- u shpreh Klosi.

Droboniku është një fshat në qytetin e Beratit. Investimi do të jetë rreth 40 000 000 lekë me TVSH, ndërsa afati i punimeve parashikohet të jetë deri në maj 2021. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Faqja e njohur turistike: Ksamili ose Maldivet e Shqipërisë së Jugut

TIRANË, 14 shkurt /ATSH/ – Ksamili është një nga vendet më befasuese që kam vizituar në Ballkan, shtëpia e ushqimeve të shijshme të një deti shumëngjyrësh dhe ishujve të bukur, kështu shkruan për faqen e njohur turistike MagnificientWorld fotografja dhe blogerja e njohur e udhëtimeve, Julia Berkuta.

”E kam vizituar Ksamilin në dy raste tani dhe e rekomandoj atë për këdo që udhëton në Shqipëri dhe në këtë udhëzues destinacioni, dua t’ju tregoj përvojat e mia në Ksamil, si edhe t’ju ofroj gjërat më të mira për të bërë gjatë vizitës suaj”, vazhdon ajo.

Dy udhëtime të mrekullueshme në Shqipëri

Hera e parë që vizitova Shqipërinë ishte në vitin 2018 dhe ishte një udhëtim spontan.

Hera e dytë ishte në vitin 2020, me bashkëshortin, sepse dëshiroja t’i tregoja vendet që kisha parë.

Në vizitën time të parë në Shqipëri, erdha për disa ditë për të zbuluar dy pika të bukura, Ksamilin dhe Dhërmiun. Në vizitën e dytë, kisha më shumë kohë, me pesë ditë në Ksamil dhe tri ditë në Dhërmi.

Të dyja këto udhëtime ishin thjesht fantastike dhe nuk mund ta rekomandoj mjaftueshëm Ksamilin!

  1. Vizitoni plazhet e bukura të Ksamilit

Ksamili është një fshat mjaft i vogël dhe tërheqja kryesore është deti. Kështu që gjëja e parë që mund të bëni është të vizitoni plazhet e shumta që ai ofron. Plazhet e mia të preferuara ishin Stela, Bora Bora dhe Lori, por mund të merrni, gjithashtu, me qira një makinë dhe të zbuloni më shumë plazhe aty pranë, si Plazhin e Pulëbardhës, Plazhin e Krorezës dhe Shpellën e Pëllumbave.

  1. Shikoni perëndimin e diellit nga manastiri i shën Gjergjit

Ky manastir është një manastir antik ortodoks, që gjendet në gjysmë të rrugës midis Ksamilit dhe Sarandës. Nëse merrni me qira një makinë, mund të shkoni në manastir dhe të shihni një perëndim të diellit madhështor.

  1. Vizitoni lagunën e kripur të liqenit të Butrintit

Në anën tjetër të Ksamilit është liqeni i Butrintit, një lagunë e bukur me ujë të kripur, e rrethuar nga kodra të dendura të pyllëzuara, një bregdet shkëmbor dhe këneta me ujë të ëmbël.

  1. Zbuloni historinë e Parkut Kombëtar të Butrintit

Parku Kombëtar i Butrintit është një domosdoshmëri për t’u parë, nëse keni kohë dhe jeni të interesuar për natyrën dhe historinë.

Ky park prej 9 400 hektarësh është shtëpia e liqeneve me ujëra të ëmbla, peizazheve kodrinore dhe shumë thesareve të tjera natyrore.

Atje ka specie të panumërta bimësh dhe kafshësh për të zbuluar, si edhe ishujt e Ksamilit dhe vende të tjera arkeologjike historikisht të rëndësishme, që datojnë me shekuj,  disa prej të cilave janë shpallur Vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

  1. Eksploroni shpellën magjepsëse të Kreshmoit

Udhëtimi nga Ksamili në shpellën e Kreshmoit zgjat më pak se një orë dhe ia vlen, sidomos për ata që e duan arkeologjinë.

Është një nga shpellat më të vjetra të banuara në Europë, që arkeologët besojnë se është 20 000-vjeçare.

  1. Kaloni një ose dy ditë në Sarandë

Saranda është një qytet afër Ksamilit, ku mund të pushoni në plazhe, të shikoni perëndimin e diellit nga Kalaja e Lëkursit, të vizitoni manastirin e 40 Shenjtorëve dhe të shijoni ushqimin dhe pijet lokale në shumë kafene dhe restorante fantastike.

  1. Mrekullohuni me ujërat e “Syrit të kaltër”

Syri i Kaltër është një burim natyror pranë fshatit Muzine. Ky burim është i famshëm për ujërat e tij të pastër blu, nga merr edhe emrin “Syri i kaltër”.

Thellësia e burimit besohet të jetë më shumë se 50 metra.

Një vend magjepsës për të vizituar pasdite, në udhëtimet tuaja nëpër Shqipërinë e Jugut.

  1. Vizitoni qytetin e UNESCO-s, Gjirokastrën

Gjirokastra është një qytet i UNESCO-s dhe ndodhet një orë e gjysmë larg Ksamilit. Qyteti i Vjetër është i njohur për shtëpitë e tij prej guri dhe arkitekturën.

Ky destinacion është, gjithashtu, shtëpia e një prej kështjellave më të pabesueshme në Shqipëri, në të cilën mund të kaloni orë të tëra duke eksploruar dhe mësuar mbi historinë.

  1. Bëni një udhëtim të shkurtër me anije në Korfuz

Nga Saranda është e mundur të bëni një udhëtim të shkurtër me anije në ishullin e bukur të Korfuzit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Turizmi detar/Klosi: Biznesi i hapësirës bregdetare të Shqipërisë

TIRANË, 10 shkurt /ATSH/ – Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi, zhvilloi sot një takim me operatorët turistikë në Vlorë, ku u shpreh se ka një sërë investimesh në këtë zonë sa i përket turizmit.

“Njëkohësisht me fushën ligjore ne kemi ecur me shumë shpejtësi në fakt me investime konkrete edhe projekte konkrete tashmë, të realizuara, të miratuara që janë në fazën e fillimit të tyre të investimeve që kanë të bëjnë me aeroportin e Vlorës, me tunelin e Llogarasë, me Portin e Sarandës, me Portin e Vlorës, me Portin e Durrësit, me porte të tjera më të vogla, një nga të cilat është dhe këtu pranë në Vlorë, me porte në Radhimë, me porte të cilat janë me mjete më të pakta po me infrastrukturë të madhe, e cila do të kërkojë njerëz të kualifikuar dhe njerëz të cilët do të duhet të shërbejnë në këtë industri”, tha Klosi.

“Në harkun kohor të tre viteve, pasi ne bëmë ndryshimet ligjore për lehtësirat në TVSH-në e hoteleve, por dhe në lehtësirat për hotelet me 5 yje, ky bregdet ka parë qindra miliona dollarë investime nga investitorët shqiptarë dhe ka hotele të standardeve të jashtëzakonshme nga Vlora deri në Sarandë”, tha Klosi.

“Bërja e Aeroportit, përfundimi i tunelit të Llogarasë, përfundimi i by passit të Vlorës do t’i disa fishojë këto investime dhe këto struktura. Por njëkohësisht me tokën edhe deti. Prandaj duhet të jemi të vëmendshëm, të kapim momentin, të kuptojmë konkurrencën që kemi me vendet e rajonit , vendet që kanë histori shekullore përsa i përket detit dhe të përgatitemi së bashku për një biznes të ri që e kemi në prag”, u shpreh ai.

Ndërsa deputeti i zonës, Damian Gjiknuri u shpreh se, “përsa i përket shëtitores bregdetare jam i bindur se Vlora do të kthehet në një atraksion turistik përtej sezonit që jemi mësuar ta shohim. Pas ikjes së pandemisë dhe rikthimit të turizmit fuqishëm siç ka qenë dhe me investimet e reja që do të bëjë qeveria shqiptare në të gjithë infrastrukturën bregdetare të Vlorës , përfshirë dhe infrastrukturën e transportit”.

Ndërsa kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli tha se, “duke pasur një kombinim të shkëlqyer të punëve të realizuara në një territor ndërmjet pushtetit lokal dhe strategjive zhvillimore të mbështetura nga qeveria shqiptare, me kombinim të shkëlqyer, do të thosha në çdo veprimtari që bëjmë së bashku janë garancia e të ardhmes, garancia që çdo investim që ju bëni të ketë impaktin e duhur dhe në fund fare të prodhojë ekonomi, e cila është motori i zhvillimit, jo vetëm për ekonomitë tuaja, por mbi të gjitha për ekonominë e qytetit dhe për ekonominë e Shqipërisë”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Hapen procedurat për certifikimin e operatorëve të turizmit detar/Klosi: Kërkesa për të regjistruar jahtet me flamur shqiptar

– Procedurtat e çertifikimit të operatorëve të detit online-

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ Gjatë vitit 2020, vitit të pandemisë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit plotësoi kuadrin ligjor për turizmin e detit.

Këta operatorë duhet të regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit si dhe të kenë një certifikim për aftësitë për ta realizuar këtë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Të gjitha procedurat do të kryhen elektronikisht nëpërmjet e – Albania.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, gjatë një takimi me tour operatorët në Sarandë, tha se “ligji i ri e përcaktoi, vendimi i Këshillit të Ministrave na e dha orientimin se si duhet të realizohet dhe sot që flasim jemi këtu për të hapur procedurat për shpalljen e operatorëve të certifikuar të turizmit detar. Është një biznes padyshim, është një biznes turistik, është një biznes i vështirë nga ata që e realizojnë dhe këtu kemi kolegë, bashkëpunëtorë që kanë dekada që e bëjnë turizmin detar, por që ka ardhur koha që dhe këto operatorët jenë të licensuar, të mbrojtur nga ligji në aktivitetet e tyre”.

“Të jenë jo të konkurrueshëm nga ata të cilët duan të bëjnë biznes të parregullt dhe pakualifikimet e nevojshme dhe prandaj një procedurë shumë e thjesht por e mbrojtur ligjërisht është realizuar për regjistrimin e operatorëve turistik detar”, – tha Klosi në këtë takim.

Një prej risive të paketës ligjore është dhe zero TVSH për Jahtet, që duan të regjistrohen në Shqipëri me flamurin shqiptar.

“Shpresojmë shumë që 2021 të shënojë dhjetra mjete lundruese ndërkombëtare që të regjistrohen në flamurin shqiptar. Kërkesat e para kanë ardhur dhe regjistrimet e para do të ndodhin në ditët në vazhdim, por ky do të jetë një proces i cili do të shënoj një ndryshim kryekëput të flotës shqiptare të regjistruar në flamurin shqiptar, që prekin bregun e Sarandës, bregun e Vlorës, Bregun e Shëngjinit, Velipojës, Durrësit dhe gjithë bregun shqiptar”, – nënvizoi Klosi duke shtuar se është një politikë e re që kërkon një infrastrukturë të re.

Ministri Klosi u shpreh se “nuk është tashmë le të themi as premtim, as përfundim është legjislacioni i cili na afron që të kemi TVSH-në Zero për jahtet, krahasuar me vendet e rajonit shumë herë më të favorizuar. Spanja për gjithë këto mjete ka 12 %, Italia e 22 %, Greqia e ka 23%, Franca 20, Kroacia 13 deri 25, Mali i Zi 9. Pra ne jemi shumë atraktiv përsa i përket regjistrimit me flamurin shqiptar”, tha Klosi.

Sipas tij, gjithë këto zhvillime kërkojnë jo vetëm një kuadër ligjor shumë të plotë, por dhe një infrastrukturë të realizuar.

“Për këtë arsye përveçse është punuar për ndryshimet në Kodin Detar për t’u përshtatur me këto zhvillime, do të ketë dhe investime, si në Portin e Vlorës, të Durrësit etj.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

“Ksamili me shëtitore të re”/ Shumë shpejt nis ndërtimi, nuk nxjerrim ekskavatorët që bëjnë sikur hedhim çakull si eskavatorët e Saliut

TIRANË, 7 shkurt/ATSH – A. Fortuzi/ Shumë shpejt pritet të nisë ndërtimi i shëtitores së re të Ksamilit.

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë të Sarandës, tha se, “projekti është gati, financimi është gjetur dhe pritet tashmë të nisë puna për realizimin e këtij projekti, ndërsa shtoi se ekskavatorët nuk do të dalin të bëjnë sikur hedhin çakëll, siç ndodhte në kohën e Saliut”.

Ai tha se, “çdo gjë kërkon kohën e vet dhe në pak muaj do të nisë dhe puna. Duke ardhur nga Ksamili po diskutonim projektin e Ksamilit. Çka ndodh këtu me shëtitoren do të ndodhë edhe në Ksamil. Është pjesë e të njëjtit projekt. Faktikisht është gjetur dhe financimi dhe së shpejti do të nisë puna edhe atje, kur them shpejt, kujtoj se do duhet të priten muajt e nevojshëm edhe për të finalizuar projektin e zbatimit dhe procedurat”, – tha Rama.

“Njerëzit shumë shpesh mendojnë se puna nis kur shikojnë ekskavatorët. Në fakt, shëtitorja është projekt që ka nisur tre vite më parë, që kur është negociuar financimi për katër qytetet, katër destinacionet turistike të veçanta, ku është përfshirë dhe Saranda me mbështetje të Bankës Botërore, si edhe BE përmes BERZH. Pra, janë disa komponentë që kanë rënë dakord pas një negociimi, pastaj janë marrëveshjet e nënshkruara, pastaj projektet, pastaj garat, pastaj kompanitë fituese, kontratat dhe më pas nis puna. Nuk është se po nxjerrim ekskavatorët që bëjmë sikur hedhim çakëll, si ekskavatorët e Saliut. Patjetër, që ky projekt do t’i japë hov Ksamilit”, – tha Rama. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

“Ksamili me shëtitore të re”/Shumë shpejt nis ndërtimi, nuk nxjerrim eskavatorët që bëjnë sikur hedhim çakull si eskavatorët e Saliut

TIRANË, 7 shkurt/ATSH- A. Fortuzi/- Shumë shpejt pritet të nis ndërtimi i shëtitores së re të Ksamilit.

Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët e Sarandës, tha se “projekti është gati, financimi është gjetur dhe pritet tashmë të nis puna për realizimin e këtij projekti, ndërsa shtoi se eskavatorët nuk do të dalin të bëjnë sikur hedhin çakull, siç ndodhte në kohën e Saliut”.

Ai tha se “çdo gjë kërkon kohën e vetë dhe në pak muaj do të nis dhe puna. “Duke ardhur nga Ksamili po diskutonim projektin e Ksamilit. Ç’ka ndodh këtu me shëtitoren do të ndodh edhe në Ksamil. Është pjesë e të njëjtit projekt. Faktikisht është gjetur dhe financimi dhe së shpejti do të nis puna edhe atje, kur them shpejt, kujtoj se do duhet të priten muajt e nevojshëm edhe për të finalizuar projektin e zbatimit dhe procedurat”,- tha Rama.

“Njerëzit shumë shpesh mendojnë se puna nis kur shikojnë eskavatorët. Në fakt, shëtitorja është projekt që ka nisur tre vite më parë, që kur është negociuar financimi për katër qytetet, katër destinacionet turistike të veçanta, ku është përfshirë dhe Saranda me mbështetje të Bankës Botërore, si edhe BE përmes BERZH. Pra, janë disa komponent që kanë rënë dakord pas një negociimi, pastaj janë marrëveshjet e nënshkruara, pastaj projektet, pastaj garat, pastaj kompanitë fituese, kontratat dhe më pas nis puna.  Nuk është se po nxjerrim eskavatorët që bëjmë sikur hedhim çakull, si eskavatorët e Saliut. Patjetër, që ky projekt do t’i japi hov Ksamilit”,- tha Rama.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link