Posted on

Pesë karbohidratet më të këqija se buka e bardhë

Keni vendosur që nga ushqimi të përjashtoni bukën e bardhë, por a jeni të sigurt që me këtë organizmin tuaj e keni liruar nga të gjitha karbohidratet, të cilave gjatë përpunimit u janë marrë veçoritë ushqyese?

Përveç bukës së bardhë ekzistojnë edhe disa ushqime tjera që përmbajnë shumë pak ose aspak vlera ushqyese.

Shikoni nëse në kuzhinën tuaj ka të tilla, porcioni i të cilave përmban më shumë se doza e rekomanduar ditore e karbohidrateve të rëndësishme për furnizimin e trupit me energji.

1. Kafeja me shumë sheqer, shllag dhe çokollatë

Në kafe me shtesat e ndryshme të ëmbla mund të grumbullohen edhe deri në 400 kalori, dhe kështu kjo pije mund të përbëjë një shujtë të tërë ose një desert të pasur! Për më tepër, mund të përmbajë sasi të karbohidrateve sa një porcion i madh i pastës: 60 deri 80 gramë.

2. Shake të frutave

Nëse nuk mund ta filloni ditën pa shake të frutave ose frape, përmbajuni sasisë prej më shumë se dy decilitra të cilat përmbajnë rreth njëzetë gramë karbohidrate.

Në pesë decilitra të pijes së njëjtë mund të mblidhen edhe deri 75 gramë karbohidrate dhe 65 gramë sheqer.

3. Krekerët me djathë

Nuk përmbajnë sasi astronomike të karbohidrateve, por janë shumë të këqija sepse nuk kanë asnjë materie ushqyese.

Janë të pasur me aditivë, kimikate dhe ngjyra artificiale, ndërsa mund të përmbajnë edhe shurupin e misrit të pasur me fruktozë. Mos t’ju gënjejë versioni organik – ndoshta ka më pak përbërës artificial, por miellin e përpunuar dhe djathin me shumë yndyrë as këtu nuk do ta shmangni.

4. Muffinët

Ëmbëlsira e preferuar e mëngjesit mund të përmbajë madje 64 gramë karbohidrate dhe më shumë se tridhjetë gramë sheqer. Nëse bëhen nga mielli i përpunuar, sheqeri dhe gjalpi nuk dallon nga copa e tortës. Prandaj përmbajuni muffinëve më të vegjël, me masë përafërsisht pesëdhjetë gramë, dhe nëse është e mundshme blini ato nga kokrra e papërpunuar.

5. Jogurti me pemë

Jogurti i zakonshëm është zgjidhje e shkëlqyeshme para ushtrimeve dhe vonë në mbrëmje, por ai me copa frutash është storie tjetër.

Një porcion me jogurt të zakonshëm përmban në mes 12 dhe 15 gramë karbohidrate, ndërsa ai me pemë mund të përmbajë edhe deri tridhjetë, ku gjysma janë karbohidrate të përpunuara, të cilat digjen më shpejt. Variant shumë më i shëndetshëm është që së bashku me jogurtin të përzieni pemët e freskëta.

Posted on

Jeni alergjikë në qumësht? Së shpejti mund ta konsumoni pa problem

Shkencëtarët nga Zelanda e Re janë duke punuar rreth një eksperimenti, i cili do t’ua mundësonte njerëzve që janë alergjikë në qumësht ta konsumojnë këtë pije.

Shkencëtarët në mënyrë gjenetike kanë modifikuar lopën e cila do të dhuronte qumështin pa beta-laktoglobulinë (BLG), proteinat e qumështit që pjesërisht shkaktojnë reaksione alergjike.

Duke përdorur procesin, i cili pengon ADN e lopës në zhvillimin e proteinës, hulumtuesit ia dolën ta zvogëlojnë gjenin BLG, që përfundimisht dhuron qumësht me më pak proteina.

Shkencëtarët së pari këtë ADN të modifikuar e kishin testuar në minj, që kishte rezultuar me 96% më pak proteina që shkaktojnë reaksion alergjik. Pas eksperimentit, në këtë qumësht nuk ishte vërejtur proteinën BLG, por kishte një tjetër proteinë më shumë, kazeinën.

Kjo paraqet problem, sepse edhe kjo proteinë shkakton reaksione alergjike. Rreth 13 deri 7% e njerëzve janë alergjikë në proteinën, ndërsa rreth 92% janë alergjikë në kazeinë, por shkakton më shumë alergji, sidomos te porsalindurit.

Posted on

Specat djeges

Specat djeges janë jashtëzakonisht të shëndetshem dhe duhet të përfshihen në dietën tuaj.

Ja pse. Piperkat ndihmojne kunder migrenës dhe dhimbjes se kokes.Studimet tregojnë se specat djegës mund të ofrojnë lehtësim te dhimbjeve nga migr
ena dhe sinoziti.

Capsaicina eshte kimiku që i bën specat te jene djegese ajo eshtë e njohur se pengon një neuropeptide kyç, substancen P që është çelësi i transmetimit te dhimbjeve ne tru. Speca djegs per parandalimin dhe lehtësimin e sinozitit .

Piperkat nxitin sekrecionet qe ndihmojne në pastrimin e mukozes nga hunda.

Ato gjithashtu përmbajne veti antibakteriale që ndihmojnë per te luftuar infeksionet kronike te sinozitit.

Specat djeges luftojne kancerin.Capsaicina jo vetëm shkakton djegje ne gjuhe por ajo gjithashtu drejton qelizat e kancerit të prostatës për të vrarë veten, në bazë të studimeve të publikuara capsaicina shkaterron rreth 80 për qind të qelizave te kancerit të prostatës tek minj.

Posted on

Këshilla si të përmirësoni qarkullimin e gjakut në trupin tuaj

Qarkullimi i mirë i gjakut është shumë i rëndësishëm, dhe për pasoje duhet të jetë në qendër të vëmendjes sonë. Ja edhe disa këshilla që mund të ju hyjnë në punë.

Qarkullimi i mire i gjakut në është shumë i rëndësishëm. Nëse ky qarkullim pengohet atëherëë mund të ketë probleme shumë serioze.

Shkaqet mund të jenë të shumta dhe në disa raste edhe të panjohura, por mënyrat e kurimit janë po të njëjtat, qoftë mjekësore qoftë edhe natyrale.

Ka shumë trajtime alternative që mund të zëvendësojnë metodat konvencionale me rezultate shumë të mira, duke lënë mënjanë efektet e padëshiruara. Kurat natyrale mund të zgjidhin më shpejtë nga ç’mund ta mendoni këtë problem.

1. Përcaktoni mënyrën e jetesës që duhet të ndiqni për të përmirësuar këtë problem. Largoni veset e këqija dhe të dëmshme për shëndetin. Duhanpirja pengon shfrytëzimin maksimal të oksigjenit, kështu që lini duhanin sa më parë.

2. Merrni frymë në mënyrë të plotë. Largoni stresin duke mësuar si të meditoni. Stresi i ngushton rrugët e kalimit të gjakut dhe ndikon shumë në uljen e cilësisë së qarkullimit.

3. Lëvizni sa më shumë në mënyrë që të rrisni pompimin e gjakut. Ecni, vraponi, notoni ose dilni me biçikletë. Ushtrimet sigurojnë një qarkullim të mirë. Edhe një shëtitje e shkurtër dhe e shpejtë do të bëjë mrekulli për shëndetin e zemrës suaj.

4. Ka shume ushqime të shëndetshme që mund të kontribuojnë në efektivitetin e qarkullimit të gjakut. Zgjidhni një dietë me përmbajtje të larte fibrash. Konsumoni fruta dhe perime që të promovoni shëndetin e enëve të gjakut. Duke konsumuar shalqi, hudhër, portokall etj. ju do të përmirësoni qarkullimin e gjakut.

5. Eliminoni ushqimet e këqija për shëndetin: proteinat shtazore, ushqimet me shumë yndyrë, sheqernat. Këto substanca rrisin viskozitetin e gjakut dhe pengojnë qarkullimin e rregullt te gjakut.

6. Investoni në preparate cilësore. Merrni preparate për të rregulluar sistemin qarkullues. Vitamina C parandalon forcimin e arterieve, koenzima Q10 është një antioksidant natyral që përmirëson “djegien” e oksigjenit dhe përmirëson rrjedhën e gjakut. L-Karnitin gjithashtu përmirëson konsumin e oksigjenit.

7. Mjalti është shërues. Krijoni një ilaç shtëpiak me 1 një lugë të çajit uthull (organike jo industriale) dhe një lugë të çajit me mjaltë të përzier në ujë të ngrohtë, për të stabilizuar balancën.

Posted on

Fiku si pemë e parajsës

Përqindja e lartë e sheqernave natyrale në fiq do të sigurojë që truri juaj të punojë më shpejtë, të marrë edhe klasifikojë më mirë informatat.

Profeti i njohur Muhamedi një herë kishte thënë: “Nëse do të dëshiroja një fryt të parajsës, ky me siguri do të ishte fiku”.

Me siguri pema më e njohur në traditën biblike, fiku përmendet edhe në Kuran, dhe disa shkrime të Babilonisë, dhe me siguri civilizimi Sumer ishte i pari që e kishte përdorur si ilaç. Gjethi i fikut simbolizon epshin dhe seksualitetin, ndërsa e kanë “veshur” edhe Adami dhe Eva.

Fiku rrjedh nga Mesopotamia, në Egjipt përmendet 4.000 vite para Krishtit, por ishte edhe pema e preferuar e Kleopatrës. Konsiderohet që fiku është nga Azia Jugperëndimore, ndërsa përmes Turqisë ka arritur në Mesdhe. Sot kultivohet në të gjitha viset e ngrohta të globit të tokës.

Fiku hyn në të ashtquajturat bimë të lashta, dobitë shëruese të të cilit njeriu i njeh që nga fillesat e civilizimit.

Mjeku i vjetër, Plini Plaku për fikun ka thënë: “Fiqtë ripërtërijnë. I bëjnë të rinjtë më të fuqishëm, ndërsa të vjetrit i mbajnë të shëndetshëm dhe ua fshijnë rrudhat për t’u dukur më të rinj”. Përveç vlerave shëruese, fiku për popujt e lashtë me siguri ka paraqitur vlerë të rëndësishme religjioze ose simbolike. Kështu, nëse do të ishit pjesëtar i Lojërave Olimpike në Greqinë Antike, në vend medaljes së artë rreth fytit do të kishin fituar pikërisht fikun.

Dallojmë dy lloje themelore dhe ato janë: fiku i egër (Ficus caprifilus) dhe fiku i zakonshëm (Ficuscarica). Në popull ja shumë emra, varësisht nga klima. Ka rrënjë të forta dhe lehtë i përshtatet terrenit në të cilin rritet, në veçanti i do vendet shkëmbore.

Sa u përket veçorive shëruese të fikut, me siguri një nga karakteristikat themelore është përqindja e lartë e magnezit. Magnezi është një nga elementet themelore që mbrojnë sistemin tonë nervor nga stresi. Është shumë i rëndësishëm për eshtrat, imunitetin, shëndetin e trurit dhe sistemim nervor. Nxit shëndetin dhe vitalitetin, shëron shumë sëmundje, dhe në mënyrë të konsiderueshme ngadalëson procesin e plakjes. Në vitet e fundit është konstatuar që përveç kalciumit, i cili është mjaft i theksuar tek kompanitë për shëndetin, magnezi po ashtu luan rol shumë të rëndësishëm, respektivisht, ekuilibri adekuat në mes kalciumit dhe magnezit, do t’i kontribuojë kualitetit dhe gjatësisë së jetës suaj.

Të theksojmë që fiqtë e thatë përmbajnë trefish më shumë magnez se sa ata të zakonshmit. Përveç magnezit në fiq kemi edhe kalium, kalcium, hekur, fosfor, bakër dhe vitaminat B6, vitaminë C dhe betakaroten. Fiku ka nivel shumë të ulët të yndyrave dhe përmbajtje më të lartë të fibrave se sa çdo pemë dhe perime tjetër.

Pektina është fibër tretëse e cila redukton kolesterolin në gjak. Triptofani, ndihmon te problemet me qarkullim dhe tek pagjumësia. Përqindja e lartë e sheqernave natyrore në fiq do të sigurojë që truri juaj të punojë më shpejt, të pranojë më mirë edhe informatat e ndryshme, kështu që mund të themi që fiku është stimulans i mirë natyror. Sigurisht, diabetikët duhen të kjenë pak kujdes te fiqtë e thatë meqenëse përmbajnë përqindje më të madhe të sheqerit.

Veprimi themelor i fikut ka natyrë laksative, sikurse edhe i kumbullave, por përveç kësaj fiqtë (saktësisht lëngu i bardhë i fiqve)në mjekësi natyrore përdoren edhe për shërimin e tumoreve, kollit, inflamacioneve të fytit, të thatit etj. Çaji nga fiqtë shëron sëmundjet e mëlçisë, fytit, organeve të frymëmarrjes, gurit të tëmthit, fshikëzës. Po ashtu popullor është aplikimi i tij si mjet në rastin e shërimit të sëmundjeve të kancerit, forcimin e imunitetit dhe forcimin dhe ripërtëritjen e vitalitetit.

Fiqtë e freskët përmbajnë deri 80 për qind ujë dhe 60 për qind sheqer natyral, prandaj përfitimet e konsumimit të fiqve, të freskët apo të thatë, janë të shumëfishta, shërbehen më ushqime të ndryshme, si meze, desert, pekmez, lëng, reçel, akullore etj. Është e nevojshme vetëm pak imagjinatë për t’u përzier biznesi me kënaqësi.

Posted on

Përfitimet dhe efektet anesore te nenexhikut

Rritja e flokëve tek gratë është përdorur për të trajtuar problemin.
Estrogeni ka një efekt pozitiv.
Eshte perdorur kunder reumatizmit.
Përdoret per rritjes e flokëve.
Lehtëson procesin e tretjes se stomakut dhe zorrëve.

E pastron stomakun dhe gazin nga zorrët.
Per kolitin, ndihmon në shërimin e plagëve në zorrë.
Zbut emocionet dhe frikën
Ndihmon per te zvogëluar rrezikun e zemrës.
E dobishme për sistemin e tretjes dhe stomakut.
Ka veti diuretike.
Ndihmon për të reduktuar krimbat ne zorrë.
Ajo është e mirë për ulcrat ne stomak dhe djegiet.
Përdoret dhe është efektive kundër kollitjes dhe infeksionet e traktit të sipërm respirator.
Është përdorur për dhimbje dhëmbi dhe ere te mire goje.
Ka një efekt në rritje në qumështin e gjirit.
Një sasi e matur e nenexhikut te freskët mund të konsumohet nga ata qe ekspozohen ndaj diellit.

Përdorimi

Nenexhiku mund te perdoret lehte si ne menyre te fresket ashtu edhe ne te thate.Ne formen e cajit konsumohet nje filxhan me ujë të vluar me një lugë çaji nenexhik të thate dhe lihet per 10 minuta. Në mëngjes dhe në mbrëmje, dy herë në ditë esell.

Nenexhiku perdoret edhe nga grate qe kane probleme me rritjen e flokeve.Nje pjese e vogel e nenexhikut te fresket konsumohet ne dreke dhe darke me stomak bosh.Kjo kurë mund të zbatohet në mënyrë periodike. Duhet të theksohet, të shëron 7-15 ditë, në 20-25 ditë pas aplikimit është dhënë.

Efektet anësore

Pacientët me kancer të gjirit duhet të shmangin konsumin e nenexhikut sepse ai ka efekt te rritjes se estrogjenit te cilet mjeket e perdorin ne ilacet.

Ata qe kane probleme me sheqerin e ulet në gjak duhet te jene te kujdesshem me konsumimin e tij.

Njerëzit që vuajnë nga Hepatiti B dhe Hepatiti C të duhet të qëndrojë larg nga konsumi i nenexhikut te thatë ose të freskët.

Njerezit qe vuajne nga melcia duhet të jenë të kujdesshëm për të konsumuar sasi te larta nenexhiku.

Gratë shtatzëna nuk duhet te konsumojne nenexhik pa u konsultuar me mjekun.

Posted on

Panxhari i kuq rinon dhe rrit energjinë

Panxhari i kuq është bar natyror për të ruajtur organizmin sa më të ri, tërheq lëkuren, neutralizon acidet e tepërta në lukth, aktivizon krijimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe rrit ose përmirëson humorin.

Merenese e përshpejton metabolizmin e organizmit, ndihmon për djegien e yndyrave.

Kjo zarzavate është shumë e pasur me hekur dhe u rekomandohet personave anemike, sepse mbron rruazat e kuqe të gjakut dhe rrit elasticitetin e enëve të gjakut. Në atë formë përmirëson qarkullimin e gjakut në organizëm.

Fryti përmban sasi të caktuar të kobaltit i cili merr pjesë në formimin e vitaminës B12. Këtë vitaminë përmbajnë vetëm prodhimet nga mishi dhe nuk e ka asnjë nga perimet e tjetra përveç panxharit të kuq. Për këtë arsye u rekomandohet sidomos vegjetarianëve, për të marre sasinë e nevojshme të vitaminës B12, e cila merr pjesë në krijimin e eritrociteve në gjak.

Nutricionistet sugjerojnë që të konsumohet i freskët ose si lëng i cili do të përzihej me ndonjë peme tjetër. Lëngu i panxharit të kuq përmban komponentë nga grupi i nitrateve i cili ul tensionin e gjakut. Nuk rekomandohet gjatë osteoporozës ose nëse keni probleme me gurët në veshke, sepse ul absorbimin e kalciumit në organizëm.

Posted on

HURMAT DHE DOBITË SHENDETËSORE !

rtimi i tyre i brendshëm. Ato i tejkalojnë frutat e tjera për nga shumëllojshmëria e përbërjes.

Ato përmbajnë sheqer, proteina, yndyrë, kalcium, sulfur, hekur, kalium, fosfor, mangan, bakër, magnezium dhe vitamina te rendesishme(hurma është një burim i shkëlqyer i beta-karotenit, vitaminës A dhe C).
Me fjalë të tjera, një hurmë është minimumi i një diete të shëndoshë.

Hurma e pjekur është shumë e ëmbël, ajo përmban një sasi të lartë të sheqernave në glukozë dhe proteina. Ajo ka veti diuretike dhe laksative dhe rekomandohet veçanërisht për ata që vuajnë nga mëlçia, në të kundërtën për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit ajo është e ndaluar për ata që vuajnë nga diabeti apo që vuajnë nga obeziteti.

Përfitimet më të rëndësishme shëndetësore te hurmës janë vetitë e saj antikancerore në përmbajtje të lartë të beta karotenit dhe vitaminës A. Kjo pemë mund të ulë rrezikun e kancerit të mushkërive dhe është e rekomandueshme që të konsumohet nga duhanpirësit kronike. Duke qenë një burim i shkëlqyer i hekurit, hurmat mund të jenë shumë të dobishme për njerëzit që vuajnë nga anemia.

Për shkak të përmbajtjes së lartë të jodit, konsumi i rregullt i kësaj frute ndihmon në përmirësimin e funksionit të gjëndrës tiroide, dhe kjo është një nga vetitë më të vlefshme të këtij fruti. Hurmat janë të pasura me kalcium dhe për këtë ndihmojnë në formimin e eshtrave.
Ato janë gjithashtu të rëndësishme në mbajtjen e shëndetit të syve.
Mjekësia moderne ka treguar se ato janë mbrojtës nga kanceri abdominal.

Shkenca ka vërtetuar efektshmërinë e hurmës si mbrojtës nga sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes dhe institutet bashkëkohore për dietë rekomandojnë që fëmijët të cilët ankojnë nga nervoziteti natyror apo hiperaktiviteti të konsumojne hurma.

Eksperimentet tregojnë se hurmat jane te dobishme per grate shatzëna, pasi përmbajnë stimulues që fuqizojnë muskujt e uterusit në muajin e fundit të shtatzanisë.
Kjo ndihmon në dilatacionin (zgjerimin) e uteruesit dhe në të njëjtën kohë zvogëlon gjakderdhjen pas një lindjeje në tjetrën.

Dietikët konsiderojnë se hurmat janë ushqimi më i mirë për lehonat dhe ato që janë duke u dhënë gji fëmijëve.
Kjo sepse, hurmat përmbajnë elemente që asistojnë në lehtësimin e depresionit te nënat dhe pasurojnë qumështin e nënës me të gjitha elementet e nevojshme për t’a bërë fëmijën të shëndoshë dhe rezistent ndaj sëmundjeve.

Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut. Për këtë këshillohet: Merren 20-30 gram fara dhe pasi shtypen e shtrydhen, lëngu i përfituar zihet për 20-30 sekonda dhe pihet i ngrohtë.

Sigurisht, për t’i gëzuar të gjitha të mirat shëndetësore të hurmës është e rekomandueshme që të konsumoni fruta të freskëta.

Përzgjodhi dhe përshati : Dr. Rexhep Etemi

Posted on

Domatja parandalon sulmin në tru

Sipas shkencëtarëve finlandezë, ushqimi i pasur me domate zvogëlon rrezikun e pësimit të sulmit në tru.

Ata kanë përmendur ndikimin e likopenit, substancës që dhuron ngjyrën e kuqe që gjendet në domate, speca dhe shalqi.

Rezultatet e studimit, në të cilin kishin marrë pjesë rreth 1.031 meshkuj, e që më pas këto rezultate ishin botuar në revistën “Neurology”, kanë treguar se personat të cilët në gjakrrjedhjen e tyre kishin më shumë likopen ishin më së paku të ekspozuar ndaj rrezikut për t’u prekur nga sulmi në tru.

Niveli i likopenit në gjak tek pjesëmarrësit ishte matur në fillim të studimit përderisa studiuesit i kishin vëzhguar gjendjen për 12 vjet rresht. Ata ishin ndarë në katër grupe në bazë të sasisë së likopenit në gjak.

Në grupin e 258 meshkujve me sasi të pakët të likopenit ishin vërtetuar 25 sulme në tru dhe 11 sulme të tjera tek 259 meshkuj.

Rezultatet kanë vërtetuar se rreziku për të pësuar sulm në tru ishte për 55% më i vogël tek ata persona që kishin sasi më të madhe të likopenit në gjakrrjedhje.

Posted on

Vetite e KORIANDRES

Ne librin e tradites se profetit islam Muhamed (saws) ka thënë: “Bëni tuajat farat e koriandres sepse ato jane një kurë për të gjitha sëmundjet përveç kancerit”.

Është se Koriandra lehtëson fryrjen dhe ethet. Ajo është efektive në trajtimin e leukodermes si dhe lehteson hapjen e venave.Koriandra rrit qumështin tek nenat, urinen, dhe menstruacionet.

Ajo është veçanërisht e dobishme kur një person ka të ftohtë.Vaj i koriandres është një trajtim per rrjedhjet e gjakut dhe problemet e skalpit te kokës,vaji parandalon thinjen e flokeve.

Tymi i farës se djegur është një ilaç kundër insekteve.
Nivelet e larta të kolesterolit: Disa nga acidet paraqiten në koriander si acid linoleik, acid oleik, acid palmitic,dhe acid Askorbik (vitamina C) te cilat janë shumë efektive në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak. Koriandra gjithashtu ul depozitimin e kolesterolit përgjatë mureve të brendshme të arterieve dhe venave.

Diarre: Disa nga komponentet e vajrave thelbësore tek koriandra si borneoli dhe Linaloli ndihmojne ne tretjen dhe funksionimin e duhur të mëlçisë. Ajo është gjithashtu e dobishme kunder diarrese se shkaktuar nga veprimet mikrobike dhe fungale, pasi komponentet si Cineoli, borneoli,Limonene, kanë efekte anti bakteriale.

Ulcerat ne goje: Citroneloli një komponent i vajrave thelbësore tek koriandëra është një antiseptik i shkëlqyer. Përveç kësaj komponent të tjere kanë veti anti mikrob dhe efekte shëruese të cilat nuk lejojnë plagët dhe ulcerat në gojë te perkeqesohen. Koriandra ndihmon shërimin nga ulcerat dhe freskon frymën.

Anemia: Koriandra është me përmbajtje hekuri e cila drejtpërdrejt ndihmon ne shërimin e anemisë.

Tretja: Koriandera, për shkak të aromes se saj të pasur e për shkak të vajrave thelbësore ndihmon në sekretimin e duhur të enzimeve dhe lëngjeve tretëse në stomak, stimulon tretjet dhe lëvizjet peristaltice. Koriandra është e dobishme në trajtimin e problemeve si anoreksia.

Lija: Prania e vitaminës-C dhe hekurit forcojnë sistemin imunitar gjithashtu. Këto veti ndihmojnë në parandalimin dhe kurimin e lise.Ajo gjithashtu zvogëlon dhimbjen dhe kane një efekt qetësues tek pacientet me li.
Çrregullime menstruale:Ndihmon ne reduktimin e dhimbjeve gjatë periudhave menstruale.

Kujdesi për sytë: Korianderi ka shumë veti anti oksidante, vitaminë A, vitaminë C-dhe minerale si fosfor në vajra esenciale të cilat pengon plakjen e syrit, të degjenerimit makular dhe lodhjen e syve ndaj stresit.

Çrregullimet e lëkurës: Dizinfektues, detoksifikues, anti-septik, me veti anti fungale dhe anti-oxidante, koriandra eshte ideale për shërimin e çrregullimeve të lëkurës të tilla si ekzema dhe infeksionet fungale.

Sheqeri në gjak: Për shkak te efektit nxitës tek koriandra mbi gjëndren endokrine, pankreasi rrit nivelin e insulinës në gjak, duke ndihmuar asimilimin e duhur dhe thithjen e sheqerit si pasoj uljen e tij ne gJak. Kjo veti është shumë e dobishme për pacientët e diabetit dhe shume te tjere gjithashtu.