Kur nuk dini çfarë të hani për darkë dhe jeni nga ata që kërkoni gjithmonë shijen e mirë provoni këto brusketa të përgatitura vetë. Janë Blins vegane, të përshtatshme jo vetëm për dietë por edhe për të kënaqur qiellzën.
Koha e përgatitjes – 25 minuta
Përbërësit për 15-20 copë afërsisht:
150 ml pana soje • 150 ml qumësht vegjetal • 120g miell thekre ose miell integral (kaf) • 1 lugë e vogël sodë për torta të kripura ose për të ëmbla pa vanilje • 1 majë thike sodë buke • 1 lugë e vogël uthull molle • pak kripë
Për kremin me djathë për t’i shërbyer:
6 lugë krem djathë soje • 70 g kos soje i bardhë • 1 lugë lëng limoni • 1 lugë kopër e freskët, e grirë
Përgatitja:
1. Në një tas, përziejmë qumështin me uthullën dhe i lëmë të pushojnë për 5 minuta.
2. Pas kësaj kohe, përziejmë në një tas tjetër miellin me sodën për torta, sodën e bukës dhe kripën. Shtojmë menjëherë përzierjen e qumështit me uthullën dhe panën. I përziejmë me shpejtësi me pirun.
3. Vëmë në flakë të mesme një tigan të sheshtë që nuk ngjit. Hedhim me garuzhdë pak nga brumi dhe i pjekim për 2 minuta nga njëra anë dhe për 1-2 minuta nga ana tjetër. I heqim dhe i lëmë mënjanë.
Në një tas, përziejmë kosin, djathin, koprën, lëngun e limonit dhe e rregullojmë për kripë e vaj ulliri. Shërbejmë Blinis të vakët ose në temperature ambienti me djathë sipër.