Përbërësit

  • 4-5 kg bibe
  • Kripa,piper, margarine,vegete
  • limon
  • portokall
  • fletë dafine
  • qepë
  • thelbë hudhër

Hapat

  1. Se pari miret 4 litra uje dhe ne te grihen imet 2 limone dhe 2 portokalle dhe disa gjethe dafine.
  2. Ne kete perzierje lihet biba e pastraur mire me pare ,lihet per 4 ore.
  3. Pastaj hiqet nga uji dhe thahet mire me lecke kuzhine dhe me perzierjen e kripes,piperit,vegetes ,margarines e lyejme mire mbrenda dhe jasht saj duke pasu gjithmone kujdes qe kete perzierjen ta lyejm mire jasht por edhe ndermjet lekures dhe mishit pa e larguar ate .
  4. Qitet ne tave te mbuluar me folie alumini dhe ne te qiten rrathi edhe qepe te grira ,copeza limoni,flete dafine dhe dy gote supe pule te pergaditur me pare me katrorka.
  5. Mbeshtillet folia mire dhe biba futet ne furre te nzehte dhe piqet.
  6. Kohepaskohe hapim furren dhe me lengun e leshuar ia qesim persiper me luge qe mishit e mbetet me i njome dhe me i shijshem.
  7. Koha e pjekjes varet nga madhesia e bibes per cdo kg duhet nga 30 minuta kohe,dhe ne fund pak para pjekjes i heqim folien qe te skuqet mishi jasht djhe lekura te behet me kercelluese.