Vezë të ziera të shoqëruara me kos – recetë e shijshme për mëngjesin e sotëm

spot_img

Nëse dëshironi të përgatisni një mëngjes të shpejt dhe shumë të shijshëm sot, atëherë receta e vezëve të ziera të shoqëruara me kos është e duhura.

Kjo recetë përgatitet për 20 minuta dhe masa e dhënë në këtë artikull parashihet të shërbehet për dy persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Përbërësit:  350 gr kos, 6 vezë, 3 thelpinj hudhër, 1 lt ujë, 1 lugë gjelle uthull, 1 lugë çaji kripë, 2 lugë gjelle gjalpë dhe 1 lugë çaji spec i kuq (paprika).

Përgatitja: Në një tas të vogël kombinoni hudhrat, kosin dhe pak kripë. Përziejini mirë. Në një enë të madhe kombinoni ujin, uthullën dhe 1 lugë çaji kripë. Vendoseni në zjarr të vlojë. Shtoni më pas në të vezët dhe ziejini mirë. Shkrini gjalpin në një tigan të vogël. Skuqni specin për 1 minutë. Qëroni vezët dhe vendosini në një pjatë për servirje. Hidheni përzierjen me kos mbi vezë. Shtoni mbi të edhe specin e skuqur me gjalpë.

news image

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles