Për brumin duhen:
5 kokrra vezë
5 lugë sheqer
5 lugë miell
5 luge qumesht
1 peciv (pluhur për pjekje)
Përgatitja:
Marrim vezët i rrahim me mikser, shtojmë edhe sheqerin, qumështin dhe miellin dhe në fund pecivin (pluhur pjekje).
I pjekim 10 min në temperaturë 250gradë!
Pas pjekjës marim një peshqir e lagim me ujë të nxehtë e shtrydhim dhe e vendosim brumin e pjekur!
E mbështjellim me peshqirin e lagur për të marë formen e rolladës, e lëmë 3 minuta, pastaj e shtrojmë brumin e lyejmë me marmalladë dhe vendosim dy banane dhe i mbështjellim me brumin.