Në recetë shtoni më shumë lajthi, banane, krem wiski
Sheqerin Pluhur siper Tortës në fund e hedhni sipsa menyres suaj. Duke Vizatuar një shqiponje në një fletë letre, më pas e pret, më pas e vendos siper kekut!
Më poshte keni edhe Receten! Provojeni :)))
Për Kekun:
2 vezë
1.5 filxhan kafeje sheqer
60-70 gr. margarinë e shkrirë
1.5 filxhan kafeje qumësht-kos bashke
4.5 filxhan kafeje miell +1 luge çaji sodë buke
Për Kremin:
2 gota uji qumësht
1 vezë
2 lugë gjellë miell
2 lugë gjellë sheqer
gjalp sa një kokërr lajthie
vanilie
sheqer puder
Përbërësit e e kekut përzini me radhë dhe hidhini në një tepsi të rrumbullaket(nga ato të voglat e ëmbëlsirave) të lyer me pak gjalp. (pika kryesore: brumi që bëtë duhet të derdhet vetë pa shumë ndihmë nga luga, nëqoftëse nuk derdhet shtoni edhe pak qumësht. Futeni në furren e ngrohur më mirë me 170’C dhe piqeni për 20 min. (siper nuk duhet të skuqet shumë)
Përzieni të gjithë përbërësit e kremit përveç vanilies dhe gjalpit vërini në zjarr dhe lërini derisa të ziej, sapo të ziej shtoni gjalpin dhe vanilien.
Kekun e pjekur (jo shumë trashë) ndajeni përgjysem, në mes vini kremin e vakët (mund të vini edhe banane, i shkon). Siper zbukurojeni me sheqer puder.
Ju bëftë mirë.