Hallve me shije portokalli

spot_img

HALLVE ME SHIJE PORTOKALLIPërbërësit për 6 persona:
200 gr sheqer, 300 gr irmik (miell gruri më i trashë dhe më i fortë se mielli i zakonshëm, në anglisht semolina, nëse nuk keni, përdorni 150 gr miell gruri dhe 150 gr miell misri), lëngun e një portokalli dhe lëvoren e grirë të tij, 350 gr qumësht, 1 lugë të madhe gjalpë, 2 lugë të vogla esencë vaniljeje, 2-3 lugë të mëdha bajame të qëruara, të prera në feta, 1 lugë të madhe kanellë për garniturë.

Pergatitja:
Në një tenxhere hedhim sheqerin, esencën e vaniljes, gjalpin, miellin, qumështin, lëngun dhe lëkurën e grirë të portokallit. I lëmë në zjarr mesatar për rreth 7 minuta dhe pastaj e trazojmë masën e krijuar me një lugë të madhe prej druri derisa të fillojë të mpikset dhe të krijohet kremi. Duhet kujdes, mos ta lëmë të mpikset shumë.

Në vazhdim hedhim bajamet e prera në feta të holla dhe pasi e trazojmë hallvën, e heqim nga zjarri. Spërkasim me ujë një formë keku dhe aty hedhim masën e hallvës. E shtypim me lugë dhe e lëmë të ftohet, derisa të marrë temperaturën e dhomës. Pastaj e vendosim në frigorifer, që të ftohet dhe të bëhet solide.

Para se t’a servirim, e presim në copa dhe e spërkasim me kanellë dhe bajame.

Ky është një version krejt ndryshe nga ai i hallvës shqiptare. Provojeni dhe do t’ju pëlqejë

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles