Perberesit për Simite me proshutë per 4 persona
8 feta te holla proshute e tymosur me pak kripe
6 domate
1 e 1/8 filxhan gjize pa yndyre
Piper i zi i fresket
4 simite
2 qepe te njoma, te prera ne copa
Pergatitja e recetës për Simit hap pas hapi
– Ngrohim skaren. Heqim dhjamin dhe lekuren nga proshuta dhe presim ne gjysme 4 nga domatet qe nevojiten.
– E vendosim proshuten poshte domateve, me pjesen e prere lart, nen skaren e ngrohur me pare dhe I gatuajme duke kthyer proshuten pas pak kohe, per 8-10 minuta, ose deri sa proshuta te jete bere kerce dhe domatet te zbuten.
– I heqim domatet nga skara dhe thajme proshuten me leter kuzhine per te larguar yndyren e tepert. Mbajini domatet dhe proshuten te ngrohta.
– Nderkohe, presim domatet e tjera dhe proshuten ne cop ate vogla dhe I bashkojme kesaj perberjeje, gjizen. Pastaj shtojme pak piper per shije.
– Marrim simitet dhe i lyejme bazen e seciles prej tyre me perzierjen e proshutes.
– I hedhim siper qepet e njoma dhe i mbulojme me gjysmen tjeter te simites.
– Sherbehen menjehere me domatet e pjekura.
Vlerat ushqyese: Domatet permbajne nje substance qe quhet likopen, e cila u jep atyre ngjyren e kuqe dhe ka shume cilesi antioksidante dhe mbrojtese per zemren.
Analiza per nje porcion:
– Kalori 216
– Proteina 16g
– Karbohidrate 21.3g
– Sheqer 7.2g
– Yndyre 8.2g
– Yndyrna te ngopura 3.4g