Fshati Antigone e Njesisë administrative “Antigone”, ka qenë një qytet i lashtë i ndërtuar në shekullin e III p.e.s.
Ishte një qytet jetëshkurtër që jetoi rreth 150 vjet.
Themelimi i qytetit lidhet me një nga emrat më të famshëm të antikitetit, mbretin Pirro të Epirit.
Sipas historianit grek të lashtësisë Plutarkut, “Antigonea qe qyteti që u lind nga dashuria dhe u shkatërrua nga urrejtja”.
Kur ishte 17 vjeç pasi mbreti Pirro u rrëzua nga froni pas një kryengritjeje kundër tij, ai shkoi në shërbim të mbretit Demetër të Maqedonisë, e më vonë në oborrin e mbretit Ptoleme të Egjiptit.
Ai tërhoqi vëmendjen e mbretëreshës së Egjiptit Berenices, që e përzgjodhi midis princërve të tjerë për t’u martuar me Antigonenë, njërën prej vajzave të çiftit mbretëror.
Duke pasur mbështetjen e gruas së tij Antigonesë, Pirro mblodhi të holla, ushtri dhe u kthye në Epir duke rrimarë fronin mbretëror.
Mirënjohja ndaj vjehrrës Berenice dhe gruas së tij Antigone e nxitën Pirron të themelojë dy qytete me emrin e tyre: Berenika dhe Antigonea. I pari gjendej në Thesproti, ndërsa Antigonea në Antitani.
Antigonea u themelua në vitin 295 p.e.s. Qyteti u kthye në një qendër të rëndësishme, për shkak të kontrollit të luginës së Drinosit e cila quhej ngushticat e Antigonesë.
Fitorja e Republikës Romake në luftën me ushtritë maqedonase të mbretit Filipi V, pati pasoja fatale për Antigonenë.
Pas fitores përfundimtare në vitin 167 p.e.s. Roma i dënoi ashpër epirotët që kishin luftuar kundër saj si aleatë të Maqedonisë. Konsulli romak Pal Emili, duke zbatuar një urdhër të Senatit, kreu më 168 p.e.s. plaçkitjen dhe shkatërrimin e 70 qyteteve të Epirit dhe të Ilirisë, përfshi Antigonenë.
Qyteti u shkatërrua plotësisht nga ushtria romake dhe nuk u rindërtua më kurrë. Pas kësaj qyteti u braktis për disa shekuj dhe vetëm në shekullin VI mbas Krishtit brenda tij u ndërtua një kishë paleokristiane.
Qyteti antik i Antigonesë shtrihet mbi kodrën Jerme, pranë fshatit Asim Zeneli të Gjirokastrës me sipërfaqe prej 92 ha.
Ndërtimi i qytetit ka qenë realizuar sipas një plani urbanistik, i cili e ndan sipërfaqen prej 45 hektarësh në disa zona: në zonën qendrore të banuar, në Agoranë në veri të pllajës, në Akropolin dhe Basileian, të cilat janë të veçuara me mure në pjesën më të lartë të kodrës, dhe në Euhorion, ose zonën e rezervuar për strehimin e popullsisë fshatare në rast luftërash, në anën perëndimore të qytetit.
Një rrugë qëndrore me gjatësi 900 metra dhe gjerësi 4.8 metra, me drejtim Lindje-Perëndim, që lidhte dy portat kryesore, dhe një rrugë me drejtim Veri-Jug me gjerësi 6.8 metra ndërpriteshin në qendër të qytetit duke përbërë boshtet e zhvillimit, nga nisnin dhe rrugët e tjera dytësore duke krijuar blloqe banesash në formë kuadratesh.
Muret rrethuese me gjatësi 4 kilometra janë të ndërtuara me blloqe gurësh të latuar në forma katërkëndëshe ose shumëkëndëshe. Hyrjet kryesore dhe pikat e mundshme të sulmit mbroheshin nga kulla katërkëndëshe.
Në Agoranë e qytetit, gërmimet kanë nxjerrë në dritë një portik me kolonadë dorike. Pranë tij u gjetën edhe pjesë të një skulpture bronzi të një kalorësi, që mund edhe t’i ketë qenë kushtuar Pirros së Epirit.
Në Antigone janë zbuluar disa banesa të llojeve të ndryshme, që u përkisnin shtresave tregtare-zejtare të qytetit. Brenda tyre ndodheshin punishte metalesh dhe të përpunimit të lëkurëve. Gjetjet e pasura arkeologjike dëshmojnë për shkallën e lartë të kulturës dhe për mirëqenien e qytetit. Mbi bazën e teserave prej bronzi me mbishkrime Antigoneion, që shërbenin për hyrje në teatër ose në vendet e festave publike, u bë i mundur identifikimi i Antigonesë.
Kisha paleokristiane e Antigonesë është një kishë me forem trekëndëshi, e shekullit V-VI. Dallohet nga mozaiku i zbuluar në të, i cili përfytyron një figurë me trup njeriu dhe me kokë qeni. Kjo figurë është e identifikuar me Shën Kristoforin dhe përbën shembullin më të vjetër të kësaj paraqitje ikonografike.
Gërmimet e para në qytet janë ndërmarrë në prag të Luftës së Parë Botërore. Shënimet më të hollësishme i atribuohen profesorit Hammond, që i ka bredhur të gjitha vendet e Epirit. Arkeologut Dhimosten Budina, në vitin 1966 filloi të gërmonte dhe nxori në dritë një material arkeologjik të pasur, që i dha pamje këtij vendbanimi. Por vlera më e madhe në këtë vend ishin elementët urbanistikë dhe arkitektonikë. Për të parën herë në qytetet tona, këto elementë janë zbuluar në një masë të tillë që të japin mundësi të formosh qoftë dhe në vija të trasha, një ide mbi planin urbanistik të qytetit dhe veçoritë arkitektonike dhe konstruktive të banesave qytetare.
Objekte e gjetura në rrënojat e qytetit dëshmojnë për pasurinë e qytetit dhe historinë e tij të hershme.
Në grupin e gjetjeve ka qenë një inventar i pasur zejtaro-bujqësor, që përbëhet nga kosore, kosa, drapërinj, dalta, sqeparë, çekiçë, kompase, vegla për regjjen e lëkurës, nga enë të ndryshme prej bronzi, që janë identifikuar dhe që ishin të zbukuruara me figura mitologjike si ajo e Poseidonit, e Sfinksit dhe nga disa prodhime artistike. Këtu është gjetur dhe një statujë e vogël bronzi e bukur e Poseidonit, e cila gjendet në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Këto dhe objekte të tjera tregojnë për lidhjet me detin dhe me Amantian, si dhe me qytetet e Gjirit të Vlorës.
Nga gërmimet në Antigone janë gjetur disa kishëza të periudhës së shekullit të VI p.e.s. Një pjesë e tyre janë gjetje vendi gjë që e tregojnë jo vetëm ngjyrat e zbuluara në sasi të konsiderueshm, por edhe vetë punishtet. Veglat tregojnë se ishin të zhvilluara dhe degë të tjera të zejtarisë si punimi i lëkurës, gdhendja e gurit, punimi i drurit etj. Janë zbuluar dhe gati 500 monedha, pjesa më e madhe e të cilave janë nga Koinoinot e Epirotëve, kurse të tjerat i përkisnin Ambrakisë, Korkyrës, Maqedonisë, Dyrrahut, Apolonisë, Korinthit.
Parku arkeologjik i Antigonës ndodhet në rajonin e Lunxhërisë, në lindje të Gjirokastrës. Në fund të shekullit të 3-të dhe fillimit të shekullit të 2 para Krishtit, ajo u rrit në një qendër të rëndësishme ekonomike, kulturore, politike dhe mori formën e një shteti (polisi). Ka shumë atraksione për t’u vizituar si: mozaiku, shtylla, shëtitore, shkallë antike, muret përreth etj. Në fshatin Labove e Kryqit, që ndodhet pranë qytetit të vogël të Libohovës, ju mund të vizitoni një nga kishat më të vjetra dhe më të bukura bizantine në Shqipëri, kushtuar Shën Mërisë. Është ndërtuar në një stil të ngjashëm me atë të Hagia Sophia në Stamboll. Mendohej se kisha kishte një relike, e cila tani mungon. Ishte pjesë e kryqit ku Krishti u kryqëzua.
Në vitin 1966, nisën gërmimet e para të arkelogëve tanë, derisa në vitet e tranzicionit gjithçka u la në mëshirë të fatit. Brenda parkut janë zbuluar tri kisha të periudhes Paleokristiane dhe një kapelë martirium dhe gjendet një mozaik mjaft i rëndësishëm, që i perket antikitetit të vonë, ku paraqitet Shën Kristofori me palmën e martirit në dorë, një nga ikonografitë më të hershme në klasifikimet globale.
Sot zona është e shquar edhe në prodhimet bujqësore dhe blegtorale
Aktivitete tipike që zhvillohen
Në Prill-Korrik, “Rikthimi i traditës së punimit në avlemend” në Antigone.
Në muajin Maj celet sezoni turistik “Stolite tona”.
Parku arkeologjik, është pjesë e trashëgimisë kulturore të kategorisë së parë. Aty gjendet edhe teatri antik ku në muajt e verës luhen pjesë të ndryshme teatrore.
Në 10-13 Gusht, mbahet aktiviteti i prodhimeve organike dhe festës kulturore të zonës së Lunxhërisë, “Divani Lunxhiot”.
- Shtator 2018, festivali Argjiro-fest.
- Ditet e Trashegimise Europiane (Panairi i Artizanit).
- 13 vjet polifonia shqiptare ne UNESKO.
Qëndër informacioni, agroturizmi, artizanale, etj.
Në qëndër të fshatit Asim Zeneli, ndodhen zyrat e Parkut kombëtar të Antigonesë me adresë tic@gjirokastra.org dhe telefonon në numrin +355 842 67077. Qyteti antik i Antigonesë me vendim të Këshillit të Ministrave, nga viti 2006 ka marrë statusin “Park Arkeologjik” dhe menaxhohet si i tillë nga Zyra për Administrim dhe Koordimin.
Ka qëndrën e vetë të artizanatit.
Një kuriozitet mbi fshatin
Themelohet nga mbreti Pirro i Epirit dhe shkatërohet nga Konsulli romak Pal Emili. Sipas historianit grek të lashtësisë Plutarkut, “Antigonea qe qyteti që u lind nga dashuria dhe u shkatërrua nga urrejtja”.
Brenda parkut janë zbuluar tri kisha të periudhes Paleokristiane dhe një kapelë martirium, ku gjendet një mozaik mjaft i rëndësishëm, që i perket antikitetit të vonë, ku paraqitet Shën Kristofori me palmën e martirit në dorë, një nga ikonografitë më të hershme në klasifikimet globale.
Facilitetet
Do të përcaktohen facilitete fiskale në fazën e dytë të projektit fitues të 100 fshatrave.
Pjesë e pesë paketave turistike shqiptaro-italiane, nga organizata “CESVI”.
Një serë projektesh infrastrukturore, në zhvillim e sipër.
Projekte në kuadër të programeve Interreg IPA të Bashkimit Europian dhe Shqipëria përfaqësohet me qarkun e Gjirokastrës.
Koha që rekomandohet për tu vizituar
Mund të vizitohet përgjatë gjithë vitit, por koha ideale është ajo e sezonit të Pranverë-Verë dhe Vjeshtë, ku zona mbushet me shumëllojshmëri ngjyrash dhe prodhimesh natyrore.
Si arrihet në destinacion
Antigonea është 150 km larg nga Kryeqyteti Tirana. Eshtë pjesë e krahinës së Lunxhërisë dhe 14 km larg nga qyteti i Gjirokastrës. Arrihet me rrugë automobilistike të asfaltuar.
Kontaktet e nevojshme
Fshati Antigone, i Njësisë administrative “Antigone”, pjesë e Bashkisë Gjirokastër.
Telefon: +355 (123)-7890
Fax: (123) 456-7891
Email: gjirokasterbashkia@gmail.com