Përbërësit :
-2 feta bukë,
-1 vezë,
-2 feta proshutë,
-sallatra të ndryshme,
-1 fetë djathë pice,
-sallam pikant,
-salcat që pëlqeni.
Përgatitja:
Pasi të keni pastruar e prerë sallatat, lërini gati për fazën e mbushjes së tostit. Vijoni me skuqjen e vezës në një tigan me pak vaj ulliri dhe gjalpë. Në po të njëjtin tigan piqni dy fetat e bukës nga të dyja anët. Përgatisni tostin duke lyer së pari fetat e bukës me salcat e preferuara, vendosni djathin në mënyrë që të shkrijë nga nxehtësia e bukës dhe me radhë gjithë përbërësit e tjerë.