Supë me Hithra

spot_img

Përbërësit
400 gr hithër (të freskët)
2 patate (mesatare)
3-4 lugë vaj ulliri
2-3 qepë e njomë (ose një qepë e vogël e thatë)
kripë
piper (sipas dëshirës)
4 gota lëng perimesh (ose lëng pule)
2-3 thelpij hudhër
pak nenexhik
lule vjollca ((bio))
150 ml qumësht (ose krem pana)
pak kos (për dekor të supës)
Përgatitja
1
Hithrat e lara dhe të pastruara mirë i përvëlojmë në ujë të vluar me pak kripë dhe i vemë menjëherë në ujë të ftohtë ose ujë me akull, për të ndërprerë zierjen e tyre dhe që të ngelet ngjyra e bukur e gjelbër.
2
Në një tenxhere kavërdisim qepën e grirë imët me vajin e ullirit. Shtojmë pak nenexhik, hudhrën dhe patatet. I shuajmë me lëngun e zarzavateve dhe i lemë të ziejnë në zjarr të ngadaltë rreth 10-15 minuta derisa të jenë zier plotësisht patatet.
3
Shtojmë edhe hithrat e përvëluara e të kulluara mirë nga lagështira e tepërt dhe i lemë të ziejnë edhe rreth 5-7 minuta të tjera. (Nuk kanë nevojë të ziejnë shumë pasi kemi përdorur vetëm maja hithrash të njoma.) Shtojmë pak nenexhik të njomë nga fundi dhe pastaj me blender e bëjmë pure dhe rregullojmë trashësinë e supës.
4
Rregullojmë me qumësht trashësinë e supës. E zbukurojmë me kos dhe me lule vjollce.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles