Posted on

Brusketa integrale me kos dhe djathë

Brusketa integrale me kos dhe djathë

Brusketa integrale me kos dhe djathëKur nuk dini çfarë të hani për darkë dhe jeni nga ata që kërkoni gjithmonë shijen e mirë provoni këto brusketa të përgatitura vetë. Janë Blins vegane, të përshtatshme jo vetëm për dietë por edhe për të kënaqur qiellzën.

Koha e përgatitjes – 25 minuta

Përbërësit për 15-20 copë afërsisht:
150 ml pana soje • 150 ml qumësht vegjetal • 120g miell thekre ose miell integral (kaf) • 1 lugë e vogël sodë për torta të kripura ose për të ëmbla pa vanilje • 1 majë thike sodë buke • 1 lugë e vogël uthull molle • pak kripë

Për kremin me djathë për t’i shërbyer:
6 lugë krem djathë soje • 70 g kos soje i bardhë • 1 lugë lëng limoni • 1 lugë kopër e freskët, e grirë

Përgatitja:
1. Në një tas, përziejmë qumështin me uthullën dhe i lëmë të pushojnë për 5 minuta.
2. Pas kësaj kohe, përziejmë në një tas tjetër miellin me sodën për torta, sodën e bukës dhe kripën. Shtojmë menjëherë përzierjen e qumështit me uthullën dhe panën. I përziejmë me shpejtësi me pirun.
3. Vëmë në flakë të mesme një tigan të sheshtë që nuk ngjit. Hedhim me garuzhdë pak nga brumi dhe i pjekim për 2 minuta nga njëra anë dhe për 1-2 minuta nga ana tjetër. I heqim dhe i lëmë mënjanë.
Në një tas, përziejmë kosin, djathin, koprën, lëngun e limonit dhe e rregullojmë për kripë e vaj ulliri. Shërbejmë Blinis të vakët ose në temperature ambienti me djathë sipër.