Përbërësit

PËR 1 PERSON:

  • 1 fileto peshku
  • Pak magdanoz
  • 1 limon
  • 1 vezë
  • miell
  • vaj
  • Krip
  • Piper te zi

Hapat

  1. Fileton e pastruar, e vendosim në një enë, sipër i shtojmë lëngun e lemonit, vaj ulliri, magdanozin, krypë dhe piper të zi sipas shijes.
  2. E përziejmë në të gjitha anët, pastaj e vendosim në frigorifer dhe e lëm të qëndrojë për 1 orë. Pastaj fileton e largojmë nga ena.
  3. Fileton e marinuar e kalojmë në miell, e përmillim mirë.
  4. Në një enë rrahim vezën, dhe në të vendosim fileton e peshkut.
  5. Fileto duhet të fërgohet në vaj shumë të nxehtë.
  6. Fileton e fërguar mundë ta shoqërojmë me salcen dhe sallaten e preferuar.
  7. Ju bëftë mirë