Përbërësit

  • 500 gr mish i bardhe pule
  • 3-4 speca te medha babure
  • 150 gr oriz
  • 1 tufe qepe te njoma
  • 2 luge salce domatesh
  • kripë
  • piper i zi
  • vegete
  • pak vaj
  • djath mocarela
  • 150 ml ajkë kuzhine per zierje

Hapat

  1. Orizin e ziejme dhe kullojme nga uji i tepert.
  2. Specat i pastrojme,i ndajme ne dysh dhe u heqim farat.
  3. Mishin e pules e grijme ne katrorka te vogla.
  4. Grijme dhe qepet dhe fergojme me pak vaj derisa qepa te zbutet mire dhe mishi gjithashtu te zbutet pergjysem.
  5. Tanim masen me mishin e perziejme me orizin e zier,shtojmesalcen e domates, shtojme dhe pak vaj,melmesat kripen,vegeten piperin dhe ndonje erze sipas deshires.
  6. Krejte kete mase e perziejme mire dhe mbushim specat e ndara pergjysem dhe te radhitur ne taven e lyer me yndyre.
  7. Qesim nga specat dhe mbushja derisa te hargjohen(nese eshte e nevojshme mund te shtoni numrin e specave).
  8. Specat e pergaditura ne kete me menyre i pjekim pne temperature 200 grade per 30 minuta.
  9. Nxjerrim taven nga furra,seciles gjysem te specave i qesim nga nje pjese djath mocarela ose ndonje tjeter dhe pak nga ajka per zierje dhe kthejme taven ne furre edhe per 5 minuta ose derisa te shkrihet djathi persiper specave.